Për të xhiruar WordPress-in këshillojmë që streha juaj të mbulojë:
- PHP version 7.3 ose më të ri.
- MySQL version 5.6 ose më të ri OSE MariaDB version 10.1 ose më të ri.
- Mbulim HTTPS-je
Kaq. Këshillojmë Apache ose Nginx si shërbyesit më të fortë dhe më të aftë për xhirim të WordPress-it, por çfarëdo shërbyesi që mbulon PHP-në dhe MySQL-në do të bënte punë. Por s’mund të testojmë çdo mjedis të mundshëm dhe secili prej strehuesve në faqen tonë të strehimit mbulon pa probleme sa më sipër dhe më tepër.
Shënim: Nëse gjendeni nën një mjedis të vjetër, kur keni vetëm versioni të vjetër të PHP-së ose MySQL-së, WordPress-i funksionon edhe me PHP 5.6.20+ dhe MySQL 5.0+ , por këto versione kanë mbërritur në Fundin zyrtar të Jetës dhe ndaj mund të ekspozojnë sajtin tuaj kundrejt cenimesh sigurie.
Kërkojeni
Ja një letër që mund t’i dërgoni strehuesit tuaj; kopjojeni dhe përdoreni!
Më intereson xhirimi i softwar-it WordPress me burim të hapur <https://wordpress.org/> web dhe po vras mendjen nëse llogaria ime mbulon sa vijon:
- PHP 7.3 ose më sipër
- MySQL 5.6 ose më të ri OSE MariaDB 10.0 ose më të ri
- Nginx ose Apache me modulin mod_rewrite
- Mbulim i HTTPS-së
Faleminderit!
Jo e domosdoshme, por e këshilluar për siguri më të mirë
Strehimi është më i sigurt kur aplikacione PHP, si WordPress-i, xhirohen duke përdorur emër përdoruesi të llogarisë tuaj, në vend se emër përdoruesi parazgjedhje të shërbyesit. Pyeteni strehuesin tuaj potencial rreth hapash që ndërmarrin për të garantuar sigurinë e llogarisë tuaj.