Plan

WordPress-i gjendet gjithmonë nën zhvillim. Aktualisht, punohet për Fazën 2 të projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg është një ripërfytyrim i mënyrës se si administrojmë lëndë në web. Synimi i tij është të zgjerojë hyrjen në prani internetore, çka përbën një nga themelet e bizneseve moderne të suksesshme. Faza 1 qe krijimi i përpunuesit të ri me blloqe, i cili u hodh në qarkullim me WordPress 5.0, mund ta shihni në punë e sipër këtu. Më 2019-n po përqendrohemi në Fazën 2 që do të furnizojë për temat një rrugë për regjistrim vizual të fushave të lëndës, dhe për t’i ekspozuar këto në Gutenberg.

Për 2019-n projekti ka gjithashtu 9 përparësitë vijuese, të përvijuara në këtë postim nga drejtuesi i projektit, Matt Mullenweg:

  • Krijimi i një blloku për menu lëvizjesh.
  • Krijim blloqesh për krejt widget-et ekzistues.
  • Përmirësimi i fushave të përpunimit të widget-eve dhe e Përshtatësit që të mbulojë blloqe.
  • Furnizimi i një rruge që temat të regjistrojnë në mënyrë pamore fusha lënde, dhe ekspozim i tyre në Gutenberg.
  • Bërja pjesë e Bazës e shtojcës për kontroll shëndeti të sajteve, si ndihmë në diagnostikime dhe nxitje për higjienë të mirë të software-it.
  • Furnizimi i një rruge që përdoruesit të zgjedhin pjesëmarrje në përditësime të vetvetishme shtojcash dhe temash.
  • Furnizimi i një rruge që përdoruesit të zgjedhin pjesëmarrje në përditësime të vetvetishme me krejt hedhjet e rëndësishme në qarkullim të Bazës.
  • Ndërtimi i një drejtorie WordPress.org për të zbuluar blloqet, dhe një rruge për instalim të rrjedhshëm të tyre.
  • Formimi i një ekipi përzgjedhjeje për t’u marrë me 6500 çëshjte të hapura tonat në Trac.

Doni të përfshiheni? Hidhuni te Make WordPress! Mundemi përherë të përdorim më tepër persona për të na ndihmuar në përkthim, dizajn, dokumentim, zhvillim dhe marketing të WordPress-it.

Hedhje në qarkullim të planifikuara aktualisht

Ja hedhjet në qarkullim të planifikuara aktualisht, dhe lidhje për te etapat përkatëse të tyre, te ndjekësi ynë i të metave. Çfarëdo datash paraprake janë thjesht për qëllime diskutimi dhe planifikimi, dhe do të fiksohen dora-dorës që i afrohemi hedhjes në qarkullim.

Version Të planifikuara
5.3 (Trac) 2019

Një muaj para një hedhjeje të re në qarkullim, veçoritë e reja ngrijnë dhe vëmendja përqendrohet tërësisht në sigurimin e cilësisë së hedhjes në qarkullim, duke asgjësuar të meta dhe duke profilizuar kodin për çfarëdo problemi funksionimi.

Një përmbledhje të hedhjeve të mëparshme në qarkullim mund ta shihni te faqja e historikut tonë.

Plani afatgjatë

Teksa presim që të na duhet shumica ose krejt 2019 për të përfunduar Fazën 2 të Gutenberg-ut, kemi tashmë planet për Fazën 3 dhe 4. Faza 3 do të përqendrohet në bashkëpunimin dhe përpunime nga shumë përdorues njëherësh. Faza 4 do të përmbajë mbulim për sajte në shumë gjuhë.