Përshkrim
Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.
Siguri Sajti 24/7
Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:
- Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
- Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
- Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
- Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
- Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
- Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.
Suksesshmëri Kulmi Ngarkese
Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:
- Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
- Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
- Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
- Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.
Administrim Sajtesh i Pamundimshëm
Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:
- Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
- Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
- Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
- Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
- Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
- Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
- Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.
Asistencë Ekspertësh
Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.
Shërbime Me Pagesë
Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.
Fillojani
Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.
Foto ekrani
Instalim
Instalim i Vetvetishëm
Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.
Alternativa Dorazi
Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.
FAQ
- Falas është Jetpack-u?
-
Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.
Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.
- Mos do duhej të blija një plan me pagesë?
-
Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.
Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.
- Pse më duhet një llogari WordPress.com?
-
Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.
- Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?
-
Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.
- Si t’i shoh statistikat e mia?
-
Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.
- Si të kontribuoj te Jetpack-u?
-
Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Jetpack nga WordPress.com” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues- Automattic
- Adam Heckler
- Andrew Duthie
- Alex Kirk
- Allen Snook
- alternatekev
- Andy Skelton
- annezazu
- Andy Peatling
- Andrew Ozz
- Mohammad Jangda
- Barry
- Beau Lebens
- Ben Lobaugh (blobaugh)
- Michael Cain
- Cena
- Christopher Finke
- Chase Livingston
- Michelle Langston
- clickysteve
- csonnek
- Daniel Bachhuber
- Davor
- daniloercoli
- designsimply
- Daryl L. L. Houston (dllh)
- Dan
- Derek Smart
- dzver
- Eric Binnion
- Elio Rivero
- Enej Bajgoric
- Eoin Gallagher
- Stef
- Erick Hitter
- Gregory Cornelius
- George Stephanis
- Greg Ichneumon Brown
- goldsounds
- Hew
- Hugo Baeta
- hypertextranch
- Matt (Thomas) Miklic
- Ian Dunn
- Jeff Bowen
- jeffgolenski
- Jeremy Herve
- Jen H.
- Jenia
- jessefriedman
- Greg Stewart
- Joey Kudish
- Jennifer M. Dodd
- joanrho
- John James Jacoby
- Justin Shreve
- Filipe Varela
- Jorge Bernal
- Brandon Kraft
- Lance Willett
- Lisa Schuyler
- James Huff
- martinremy
- Matt Mullenweg
- Matias Ventura
- Matt Wiebe
- Jeff Golenski
- Miguel Fonseca
- Michael Adams (mdawaffe)
- Michael Arestad
- Miguel Lezama
- Mikey Arce
- Marcus Kazmierczak
- nancythanki
- Nick Momrik
- Konstantin Obenland
- Osk
- Gary Pendergast
- Jesse Friedman
- rachelsquirrel
- Rich Collier
- Ryan Cowles
- Richard Muscat
- Richard Archambault
- Rocco Tripaldi
- Sam Hotchkiss
- Stefan Carstocea
- Stephen Quirk
- Stephane Daury (stephdau)
- Tim Moore
- Marin Atanasov
- Alex Mills
- Peter Westwood
- Yoav Farhi
- Igor Zinovyev
“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 39 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
7.8
- Datë hedhjeje në qarkullim: 1 Tetor, 2019
- Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-lvE
Thellime Punimi:
- Rrjedha e lidhjes: heqje e ca teksti prej skenës së lidhjes.
- Pult: heqje renditjeje vetjake të faqes së menusë Rreth.
- Pult: marrje në shqyrtim dhe heqje kërkesash të panevojshme.
- Të përgjithshme: heqje kartelash që janë nxjerrë nga përdorimi pas Jetpack 7.5.
- Të përgjithshme: heqje kodi të vjetruar të erës para-PHP 5.6.
- CDN Figurash: kontroll për ngarkim kartele vendore përpara se të përpunohen figura postimi.
- Blloku Markdown: shfaqje te zgjedhësi i blloqeve edhe pse veçoria Markdown është e çaktivizuar.
- Pagesa Që Ripërsëriten: shtim i një mundësie drejtimi te butoni.
- Pagesa Që Ripërsëriten: përmirësim i shfaqjes së njoftimeve mbi lidhjen.
- Galeri të Tjegullzuara: tanimë blloku është i përdorshëm edhe kur e keni çaktivizuar veçorinë “Përshpejtues Figurash”.
- API REST WordPress.com: përmirësim i pikasjes së veçorisë Përpunim i Plotë Sajti.
Përmirësime përputhshmërie
- AMP / Ndarje Me të Tjerë: përfshirje tejtëdhënash Open Graph te postime AMP Story.
- Të përgjithshme: shmangie përplasjesh kur Jetpack-u përdoret tok me shtojca ose shërbime të tjera që bazohen te një Vetëngarkues.
Ndreqje të metash
- Regjistër Veprimtarie: shmangie e shfaqjes së akteve prej Planifikuesi Veprimesh.
- Bllok Reklamash: shmangie gabimesh PHP, kur ngarkohen postime përmes ndërfaqes WordPress.com.
- Blloqe: sigurim që krejt blloqet të jenë përkthyer si duhet, kur ka të gatshëm një përkthim.
- Pult: mos e shfaq faqen Plane për përgjegjës që s’janë lidhur.
- Figura Postimi: shihni për figura përfaqësuese edhe në blloqe të brendshëm.
- Kode të shkurtër: shtim atributi titujsh te trupëzime nga Archive.org dhe Archive.org Book.
- Sync: shmangie problemesh kur përdoren funksione Sync të nxjerrë nga përdorimi.
- Stile pulti në WordPress.com: ndreqje skeme në Faqen Shtojca > Shtoni të Re, në pajisje celulare.