Gutenberg

Përshkrim

Përpunuesi me blloqe u soll për herë të parë në bazën e WordPress-it me versionin 5.0, por projekti Gutenberg do të ndikojë përfundimisht në krejt fushën e botimit, përfshi përshtatjet (fusha e ardhshme ku do të përqendrohemi). Kjo shtojcë beta ju lejon të testoni veçori përpunimi dhe përshtatjeje ende në zhvillim, përpara se të bëhen pjesë e hedhjeve të ardhshme në qarkullim të WordPress-it.

Zbuloni më tepër rreth projektit.

Fokus përpunimi

Përpunuesi do të përpiqet të krijojë një metodë të re ndërtimi faqesh dhe postimesh, e cila e bën të pamundimshëm shkrimin e postimeve të pasur, dhe përmban “blloqe” për ta bërë të kollajtë atë për të cilën sot duhen kode të shkurtër, HTML vetjake, apo nuhatje rreth përmbajtjes së trupëzimeve të mistershme. — Matt Mullenweg

Një gjë që e ndan veç WordPress-in nga sisteme të tjerë është se ju lejon të krijoni një skemë postimi aq të pasur sa arrin përfytyrimi juaj — por vetëm nëse dini HTML dhe CSS dhe krijoni temat tuaja të përshtatura. Duke e menduar përpunuesin si një mjet për t’ju lejuar të shkruani postime të pasura dhe të krijoni skema të hijshme, mund ta shndërrojmë WordPress-in në diçka që përdoruesit ta duan WordPress-in, dhe jo diçka që e marrin ngaqë është ajo çka përdor gjithkush tjetër.

Gutenberg-u e sheh përpunuesin më tepër se sa një fushë lënde, duke rivizituar një skemë që pak a shumë ka mbetur e pandryshuar për thuajse nja dhjetë vjet. Kjo na lejon të konceptojmë si një e tërë një funksionim modern të përpunimit dhe të ngremë themelet për ç’vijnë më pas.

Ja pse po shohim për krejt skenën e përpunimeve, në vend se të thjesht fushës së lëndës:

  1. Blloku njëson ndërfaqe të shumta. Nëse këtë ia shtojmë ndërfaqes ekzistuese, do të shtonte kompleksitet, në vend se ta hiqte.
  2. Duke rivizituar ndërfaqen, mund të modernizojmë shkrimin, përpunimin, dhe botimin, me përdorimin dhe thjeshtësinë në mendje, nga e cila të përfitojnë si përdoruesit e rinj, edhe ata të regjur.
  3. Kur në qendër të punës është ndërfaqja vetëm me blloqe, ajo demonstron një shteg të qartë përpara, për zhvillues që krijojnë blloqe me pagesë, sipëran ndaj kodeve të shkurtër dhe widget-eve.
  4. Marrja në konsideratë e krejt ndërfaqes shtron një themel solid për ku do të përqendrohemi më pas, përshtatje e plotë e sajtit.
  5. Vështrimi i skenës së plotë të përpunuesit na jep gjithashtu mundësinë të modernizojmë në mënyrë drastike themelet, dhe të ndërmarrim hapa drejt një të ardhme më të rrjedhshme dhe të bazuar në JavaScript, e cila shfrytëzon plotësisht API-n REST të WordPress-it.

Blloqe

Blloqet janë evolucioni unifikues i atyre që deri sot mbulohen, në rrugë të ndryshme, nga kode të shkurtër, widget-e, formate postimesh, lloje vetjakë postimesh, mundësish teme, meta-boxes, dhe të tjerë elementë formatimi. Ato bëjnë bashkë shtrirjen e funksioneve për të cilat është i aftë WordPress-i, me kthjelltësinë e një përdorimi të njësuar nga përdpruesit.

Përfytyroni një bllok të përshtatur “i punësuar” që një klient mund ta tërheqë në një faqe Mbi për të shfaqur vetvetiu një foto, emër dhe jetëshkrim. Një gjithësi e tërë shtojcash të cilat që të gjitha zgjerojnë WordPress-in në të njëjtën mënyrë. Menu dhe widget-e të thjeshtuara. Përdorues që mund të kuptojnë dhe përdorin menjëherë WordPress-in — dhe 90% të shtojcave. Kjo do t’ju lejojë të hartoni lehtësisht postime të hijshme si ky shembull.

Për përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth projektit, shihni PBR.

Përputhshmëri

Postimet janë të përputhshëm në retrospektivë, dhe kodet e shkurtër ende do të funksionojnë. Po eksplorojmë vazhdimisht se si mund të futen këtu metaboxes që mund të përshtaten thellësisht, dhe po kërkojmë për zgjidhje që shtrihen nga një shtojcë për çaktivizim të Gutenberg-ut deri te pikasja e vetvetishme nëse duhet ngarkuar apo jo Gutenberg-u. Teksa duam të garantohet që rruga e re e përpunimit, nga shkrimi te botimi, të jetë e lehtë për përdoruesit, jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të mirë për sajte ekzistues të përshtatur thellë.

Fazat e Gutenberg-ut

Gutenberg-u ka të planifikuara tre faza. E para, e synuar për përfshirje në WordPress 5.0, përqendrohet te puna me përpunimin e postimeve dhe sendërtimin e blloqeve. Kjo fazë fillestare përqendrohet te një trajtim “lënda së pari”. Përdorimi i blloqeve, siç jepet hollësisht më sipër, ju lejon të përqendroheni te si do të duket lënda juaj, pa tërheqje vëmendjeje nga mundësi të tjera formësimi. Kjo do t’i ndihmojë përfundimisht krejt përdoruesit ta paraqesin lëndën e tyre në një mënyrë që është angazhuese, e drejtpërdrejtë dhe pamore.

Këto elementë themelorë do të shtrojnë rrugën për fazat dy dhe tre, të planifikuara për vitin tjetër, për të kaluar tej postimeve, te gjedhe faqesh dhe, përfundimisht, në përshtatjen e tërë sajtit.

Gutenberg-u përbën një ndryshim të madh, dhe do të ketë rrugë për të garantuar vazhdimin e punimit të funksioneve ekzistuese (fjala vjen, kode të shkurtër dhe meta-boxes), teksa zhvilluesve u jepet kohë te shtigje për tranzicion të efektshëm. Tek e fundit, do të hapë mundësi të reja për zhvillues shtojcash dhe temash, për t’u shërbyes më mirë përdoruesve përmes një funksionimi dhe ane pamore më angazhues që përfiton nga një grup mjetesh i mbuluar nga baza e kodit.

Kontribues

Gutenberg-u është ndërtuar nga shumë pjesëmarrës dhe vullnetarë. Ju lutemi, shihni listën e plotë te CONTRIBUTORS.md.

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 19 blloqe.

core/site-title
Gutenberg
core/post-title
Gutenberg
core/block
Gutenberg
core/calendar
Gutenberg
core/tag-cloud
Gutenberg
core/post-date
Gutenberg
core/rss
Gutenberg
core/legacy-widget
Gutenberg
core/social-link-
Gutenberg
core/categories
Gutenberg
core/post-content
Gutenberg
core/latest-comments
Gutenberg
core/archives
Gutenberg
core/post-excerpt
Gutenberg
core/navigation
Gutenberg
core/latest-posts
Gutenberg
core/search
Gutenberg
core/template-part
Gutenberg
core/post-author
Gutenberg

FAQ

Si mund të dërgoj përshtypje ose të marr ndihmë lidhur me një të metë?

Do të donim shumë të shihnim raportime të metash nga ju, sugjerime për veçori të reja dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera! Ju lutemi, shkoni te faqet e problemeve në GitHub që të kërkoni për çështje ekzistuese ose për të hapur një të re. Teksa do të përpiqemi të merremi me probleme e raportuara këtu te forumi i shtojcës, do të merrni një përgjigje më të shpejtë (dhe reduktoni përsëdytje përpjekjesh) duke e mbajtur gjithçka të centralizuar te depoja GitHub.

Si mund të kontribuoj?

Po e quajmë këtë projekt përpunuesi si “Gutenberg”, ngaqë është ndërmarrje e madhe. Po merremi me të përditë në GitHub, dhe do të donim fort ndihmën tuaj në krijimin e tij. Jeni gjithashtu të mirëpritur të jepni përshtypjet tuaja, rruga më e lehtë është të merrni pjesë përmes kanalit tonë Slack, #core-editor.

Shihni edhe CONTRIBUTING.md.

Ku mund të lexoj më shumë rreth Gutenberg-ut?

Shqyrtime

BAD

11 Shkurt, 2020
I say this with sadness. The old system is better.
10 Shkurt, 2020
Well worth the effort of learning (ES6, for instance). It took me some time, but I love the different options to make the editor suitable for design-specific requirements of the websites I work on.
8 Shkurt, 2020
Maybe this editor not perfect but it's definitely move to the correct way. Thank you!
7 Shkurt, 2020
So poorly scabbed on it made me stop developing with WordPress.
6 Shkurt, 2020
Оставляйте классический редактор, Гутенберг - это провал.
Lexojini krejt 3 023 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Gutenberg” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Gutenberg” është përkthyer në 46 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Gutenberg” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

Që të lexoni regjistrin e ndryshimeve për Gutenberg 7.4.0, ju lutemi, kaloni te faqja e hedhjeve në qarkullim.