Jetpack nga WordPress.com

Përshkrim

Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.

Siguri Sajti 24/7

Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:

  • Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
  • Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
  • Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
  • Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
  • Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
  • Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.

Suksesshmëri Kulmi Ngarkese

Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:

  • Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
  • Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
  • Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
  • Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.

Administrim Sajtesh i Pamundimshëm

Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:

  • Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
  • Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
  • Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
  • Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
  • Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
  • Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
  • Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.

Asistencë Ekspertësh

Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.

Shërbime Me Pagesë

Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.

Fillojani

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Foto ekrani

  • Mbajini larg hacker-at, përmes mbrojtjes nga sulme për hyrje me zor, kontrollesh kundër malware, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe mbikëqyrje mosfunksionimi. Sigurojini të dhënat e sajtit tuaj me kopjeruatje dhe rikthime sipas nevojës.
  • Ngarkojini më shpejt faqet, dhe shërbejini prej rrjetit tonë masiv global të shpërndarjes së lëndës figurat tuaja dhe kartelat statike.
  • Përshtateni sajtin tuaj me tema, blloqe dhe widget-e WordPress të hartuar profesionalisht.
  • Promovoni nëpër kanalet tuaj të mediave shoqërore postimet, faqet dhe produktet tuaja më të reja.

Instalim

Instalim i Vetvetishëm

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Alternativa Dorazi

Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.

FAQ

Falas është Jetpack-u?

Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.

Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.

Mos do duhej të blija një plan me pagesë?

Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.

Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.

Pse më duhet një llogari WordPress.com?

Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.

Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?

Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.

Si t’i shoh statistikat e mia?

Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.

Si të kontribuoj te Jetpack-u?

Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.

Shqyrtime

2 Mars, 2020
Installed Jetpack a couple of days ago and my sites have since gone from 91 to 97% in Google page speed to 27 to 30%. WTH? Tried everything I could think of to speed up my sites, but the only thing that has done is disabling and uninstalling Jetpack. Used to use it a long time ago. Thought I'd try it again. Um...no.
24 Shkurt, 2020
I'm really happy with this plugin functionality. Everything work exactly as described. Thanks!
19 Shkurt, 2020
Just keep it for markdown writing. This morning a message saying my jetpack installation was suddenly incomplete made me finally do the right thing, get rid of it. Bye forever, big slow heavy and continuosly asking for money jetpack.
Lexojini krejt 1 462 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 39 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

8.2.2 & 8.2.3

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 20 shkurt, 2020

  • Të përgjithshme: ndreqje problemesh përputhshëmrie me shtojca të tjera që bazohen në API-n REST për të komunikuar me Jetpack-un, ose gjatë procesit të regjistrimit të Jetpack-ut.

  • Instalim shumësajtësh: zgjidhje problemi me sekuencën e ngarkimit të Jetpack-ut që do të ishte fatale për nënsajte që nuk kanë ndonjë shtojcë të aktivizuar individualisht.

8.2.1

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 17 shkurt, 2020

Ndreqje të metash

  • Përpunues Me Blloqe: shmangie gabimesh kur ngarkohen media shtesë te blloqet Slideshow, Tiled Gallery dhe Video.
  • Njëkohësim: trajtim problemesh që do të shkaktonin njëkohësim të vonuar të postimeve tuaja në WordPress.com.

8.2

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 11 shkurt, 2020
  • Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-mVu

Përmirësime Kryesore:

  • Bllok për Calendly: një mjet i dobishëm për krejt trajnerët, konsultuesit, terapistët… Shtojeni bllokun te një postim apo faqe dhe cilido mandej mund të rezervojë takime, mbledhje dhe orë mësimi fill nga sajti juaj.
  • Bllok për EventBrite: lejojini vizitorët tuaj të regjistrohen për veprimtari drejt e nga sajti juaj, përmes këtij blloku të ri.
  • Blloku OpenTable Block: pronarë restorantesh, tani mund të shtoni te sajti juaj një formular rezervimesh, për ta bërë të lehtë për këdo të rezervojë një tavolinë në internet, përmes sajtit tuaj.

Thellime Punimi:

  • Formular Kontaktesh: shtim te të dhëna që mund të eksportohen përmes mjetit CSV i IP-së dhe datës së Dhënies së Përshtypjeve.
  • Pult: shfaqje e një njoftimi, kur sajti përdor plane me përplasje.
  • Map Block: improve the calculation and persistence of maps’ center points.
  • Bllok Hartash: përmirësim i prodhimit të një token-i hyrjesh në sajte WordPress.com.
  • Map Block: update Mapbox GL library to opt into map load based billing.
  • Kode të shkurtër: shtim kodit të ri të shkurtër për formatin Vimeo.
  • Pajtime: shfaqje e një mesazhi të qartë gabimi kur provoni të pajtoheni te një sajt te i cili jeni pajtuar tashmë por nuk keni bërë ët vlefshëm pajtimin tuaj përmes ripohimit.
  • Pajtime: shfaq një mesazh të qartë, kur një email për të cilin ka ripohime pezull, përpiqet të pajtohet te një sajt.
  • Njëkohësim: përmirësim i funksionimit të njëkohësimit të të dhënave me ato të WordPress.com-it.

Përmirësime përputhshmërie

  • Rrjedhë Lidhjeje: punë e vazhdueshme për të përmirësuar qëndrueshmërinë e lidhjes mes sajtit tuaj dhe WordPress.com-in.
  • Rrjedhë Lidhjeje: përmirësim i pikasjes së mjediseve të strehimit, për komunikim më të mirë me WordPress.com-in.
  • Të përgjithshme: shmangni çfarëdo problemesh hyrjeje, kur përdoren shtojca të tjera që mund të ndërveprojnë me cookies në sajtin tuaj.
  • Gutenberg: shmangie e çfarëdo probleme me skemën grafike që mund të shfaqet te përpunuesi me blloqe, kur përdoret versioni më i ri i shtojcës Gutenberg.
  • Postime të Afërt: garantim që çfarëdo filtri që përshtat shfaqjen e Postimeve të Afërt aplikohet gjithashtu te postime të shfaqur me shtojcën AMP.
  • Ndarje me të tjerë: mos prodho Etiketa Meta-sh Open Graph të Jetpack-ut, nëse në sajtin tuaj është e pranishme shtojca Complete Open Graph.

Ndreqje të metash

  • Blloqe / Pult: garantim që blloqet, si dhe pulti i Jetpack-ut mund të përdoren edhe shfletues të vjetër, të tillë si Internet Explorer 11.
  • Bllok të Dhënash Kontakti: garantim që mjeti Google për të Dhëna të Strukturuara mund të njohë numra telefoni shtuar te blloku.
  • Kopjim Postimesh: garantim që kopjohen rregullimet e duhura për ndarje me të tjerët dhe pëlqim postimesh, kur përsëdyten postime.
  • Pajtime: mbajtje e rregullimeve mbi pajtime me email, kur çaktivizohet dhe riaktivizohet veçoria.
  • API REST WordPress.com: shmangie njoftimesh PHP, kur një kartelë media përpunohet përmes API-t.
  • API REST e WordPress.com-it: sigurim që URL-të e figurës të jenë caktuar, kur një figurë ngarkohet shumë herë.

Regjistrat e mëparshëm të ndryshimeve i shihni që këtu.