Përdorshmëri

Bashkësia WordPress dhe projekti me burim të hapur WordPress janë të vendosur për të qenë sa më përfshirës dhe sa më të hapur që të jetë e mundur. Duam që përdoruesit, pavarësisht pajisjeve apo aftësive, të jenë në gjendje të botojnë lëndë dhe të kenë një sajt apo aplikacion të ngritur me WordPress.

WordPress-i synon ta bëjë pjesën Përgjegjës WordPress-i dhe temat e paketuara me të plotësisht të pajtueshme me WCAG 2.0 AA, kurdo që të jetë e mundur.

Krejt kodi i ri apo i përditësuar i hedhur në qarkullim nën WordPress duhet të jetë në pajtim me këto udhëzime për WordPress Accessibility Coding Standards. Disa veçori të tanishme apo funksione në zhvillim e sipër mund të mos përputhen ende plotësisht, dhe çështjet e njohura radhiten te pjesa WordPress Trac që mbulon përdorimin nga persona me aftësi të kufizuara.

Teksa projekti WordPress s’garanton dot që krejt Temat të jenë të përputhshme, temat e përshtatshme për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara janë kontrolluar nga Ekipi i Shqyrtimit të Temave për të garantuar që këto tema plotësojnë domosdoshmëritë bazë për përdorim nga persona me aftësi të kufizuar.

Ekipi i Përdorshmërisë

WordPress Accessibility Team ofron ekspertizë në krejt projektin për të përmirësuar bazën dhe burime lidhur me përdorimin e WordPress-it nga persona me aftësi të kufizuara.

Accessibility Handbook jep praktikat më të mira për përdorshmërinë nga persona me aftësi të kufizuara në web, një listë mjetesh për të, provat që bëjmë për të përmirësuar WordPress-in, temat dhe shtojcat, dhe se si të merreni me përdorshmërinë e WordPress-it nga persona me aftësi të kufizuara.

Për të njoftuar një problem Përdorimi Nga Persona Me Aftësi të Kufizuara të hasur te WordPress-i apo te WordPress.org, ju lutemi, shihni faqen Accessibility Handbook te Reporting Accessibility Issues.

Deklarim lidhur me ATAG-nu

Authoring Tool Accessibility Guidelines version 2.0, ose ATAG, janë një grup udhëzimesh mbi mënyrën se si të krijohet një mjet për krijim faqesh web që janë të përdorshme nga persona me aftësi të kufizuara dhe nxitin krijimin e lëndës për ta.

Standardet WordPress të kodimit për përdorshmëri lypin kod të ri ose të përditësuar që përputhet me standardet Web Content Accessibility Guidelines (WCAG) version 2.0 në shkallë AA. Pajtueshmëria me ATAG është një objektiv shtesë, tej përputhshmërisë me WCAG.

Një aplikacion që është në pajtueshmëri të plotë me ATAG 2.0 jo vetëm që duhet të jetë i përdorshëm nga persona me aftësi të kufizuara, por duhet t’u bëjë të mundur dhe nxitë krejt përdoruesit të krijojnë lëndë të tillë dhe t’i ndihmojë ata në ndreqje gabimesh që lidhen me këtë fushë, pa u dashur mjete shtesë apo shtesa.

WordPress-i hëpërhë s’i përmbush kushtet ATAG 2.0, por zotohet të merret me veçori që përputhen me to dhe që i ndihmojnë përdoruesit të krijojnë lëndë të përdorshme nga persona me aftësi të kufizuara, në vazhdën e objektivit afatgjatë të përputhshmërisë me ATAG-un.