Përshkrim
WooCommerce-i është një zgjidhje e zhdërvjellët, me burim të hapur, për eTregti, e ngritur mbi WordPress-in. Qoftë kur po filloni një biznes, po kaloni në internet një dyqan fizik, apo po hartoni sajte për klientë, mund t’ia filloni shpejt dhe të ndërtoni saktësisht shitoren që doni.
Aktivizoni shtojcën WooCommerce falas në një sajt të ri ose ekzistues WordPress, ndiqni turin me udhërrëfyes, në daçi, dhe ujdisni një shitore të re brenda pak minutash, me:
- Faqe Produkti, Shporte dhe Përfundimi Blerjeje
- Pagesa të parrezik përmes kartash krediti dhe alternativash
- Mundësi dërgimi të formësueshme, përfshi tarifa fikse dhe shtypje etiketash
- Integroni lëndë dhe tregti nëpër sajtin tuaj, përmes blloqesh modulare
- Përllogaritje e automatizuar e taksave
- Integrim me Google Analytics, MailChimp, dhe Facebook
- Pult qendror shitoreje me statistika kyçe, dhe më tepër.
Tej gjërave elementare, WooCommerce-i është tërësisht i përshtatshëm dhe i zgjerueshëm:
- Zgjidhni një skemë që i shkon për shtat markës dhe fushës tuaj të veprimtarisë.
- Thellojeni shitoren tuaj me zgjerime falas apo me pagesë: shtoni veçori dhe integrojeni me shërbime globale dhe vendore eTregtie.
- Inspektoni dhe ndryshoni çfarëdo aspekti të kodit bazë të shtojcës.
- Shfrytëzim hook-ësh dhe filtrash për modifikim funksionesh.
- Ngritur mbi API-n REST dhe webhook-e.
Liri burimi të hapur do të thotë pronësi e plotë e lëndës dhe e të dhënave, përgjithmonë – plus ekspertizën e një bashkësie globale dashamirëse.
WooCommerce-i është krijuar t’u lejojë përgjegjësve të shitoreve të xhirojnë vetë një sajt eTregtie, pa u dashur dora e një progmauesi. Ka gjithashtu një aplikacion për celular falas për WooCommerce (Android dhe iOS), për administrim shitoreje në rrugë e sipër.
WooCommerce-i është krijuar dhe mbuluar nga Automattic, krijuesit e Jetpack-ut dhe WordPress.com-it, tok me ndihmëtarë të pavarur. Tregu zyrtar i zgjerimeve gjendet në WooCommerce.com.
Nga pajtime në palestër te makina luksoze
Me WooCommerce-in, mund të shitni si gjëra fizike, ashtu edhe të mira dixhitale të çfarëdo forme dhe madhësie, të ofroni variante produkti, formësime të ndërlikuara, dhe shkarkime të atypëratyshme për blerësit; madje edhe të shitni mallra nga të tretë prej tregjesh internetore.
Dhe këto janë thjesht mundësitë që vijnë me paketën. Përmes zgjerimesh me pagesë, mund ta thelloni shitoren tuaj WooCommerce të bëjë rezervime, të ofrojë anëtarësime, të ujdisë pagesa ripërsëritëse për pajtime, të krijojë rregulla caktimi dinamik çmimesh, dhe mjaft të tjera.
Filloni një pajtim mujor te një arkë verërash, ofroni zbritje për shtroja joge për anëtarë që kanë marrë pjesë në 10 mësime e sipër, ofroni blloqe shënimesh apo bizhuteri të personalizueshme – gjithçka është e mundur me WooCommerce-in.
Mundësi shteruese pagesash
WooCommerce-i përmban aftësinë për të pranuar kartat e njohura të kreditit, metoda alternative pagesash, BACS (transferta bankare), dhe para në dorë gjatë dorëzimit.
Për mundësi të mëtejshme, WooCommerce-i integrohet edhe me më shumë se 140 kanale rajonale, përfshi zgjedhje popullore të tilla si Stripe, PayPal, Square dhe Amazon Pay. Mbulohen gjithashtu edhe Apple Pay dhe Google Pay.
Kërkoni për furnizuesin tuaj të zgjedhur për shërbime pagesash te tregu zyrtar.
Dërgoni lokalisht dhe globalisht
Dërgimi me WooCommerce është thellësisht i formësueshëm. Përimtoni rregullimet e brendshme për të ofruar dërgim falas ose dërgim me tarifë fikse, kufizoni dërgimet tuaja në vende të caktuara duke ujdisur zona dërgimi, ose hapeni shitoren tuaj për krejt botën.
Zgjerimet zyrtare ju lidhin me qindra operatorë vendorë dhe ndërkombëtarë – përfshi Royal Mail, FedEx, dhe Australia Post – dhe ju lejojnë ta integroni me shërbime administrimi inventari dhe përmbushjeje porosish.
Ka gjithashtu zgjerime për shtim mundësish dorëzimi dhe dërgimi dhe strategji përkrahjeje, të tilla si blini-një-merrni-një-falas, dhurata falas, dhe shtesa. Dërgimi në WooCommerce mbulon përllogaritje aty për aty dhe shtypje etiketash që nga shtëpia.
Skicojeni shitoren tuaj me tema dhe blloqe
Skicimi i një shitoreje WooCommerce fillon me një temë që doni. Ka qindra tema të gatshme falas dhe me pagesë, përfshi Storefront-in nga Automattic — është falas për krejt shitoret dhe mund të zgjidhni instalimin e saj për ju gjatë ujdisjes me udhërrëfyes.
Storefront-i ofron integrim të thellë me WooCommerce-in dhe i jep përparësi shpejtësisë dhe kohës së punimit. Mund të shtoni markën tuaj dhe të përcaktoni stilin tuaj duke ia përshtatur Storefront-in vetes tuaj ose të shtoni një nga disa prej temave pjella të Storefront-it temave të përshtatura për industri përkatëse.
Personalizojeni edhe më tej konceptin grafik të shitores tuaj, përmes Blloqesh WooCommerce-i (të gatshme për WooCommerce 3.6 dhe sipër) — përdorni për të shtuar te cilado faqe përzgjedhje produktesh ose produkte njëshe, për një shkrirje të harmonishme të tregtisë me lëndën e faqes.
Përshtateni shitoren tuaj me zgjerime
Rruga më e lehtë për të shtuar veçori dhe funksione te një shitore WooCommerce është ajo përmes një zgjerimi:
- Shitni ç’të doni – Pajtime, Anëtarësi, Rezervime, Paketa Produktesh, dhe më tepër.
- Bëjeni shitoren tuaj si e doni – Shtesa Produktesh, Përpunues i Fushës së Përfundimit të Blerjes, Figura Shtesë Variantesh, dhe më tepër.
- Përshtatni mundësitë tuaja për dërgim – Dërgim Me Tabelë Tarifash, Ndjekje Dërgese, tarifa të atypëratyshme nga operatorët kryesues, dhe më tepër.
- Gjeni publikun tuaj, shituni atyre sipas mënyrës tuaj – Prurje Google Produktesh, LiveChat, integrim me tregje Amazon/eBay, dhe më tepër.
- Shtyni më tej shitjet – Çmime Dinamike, Kuponë të Mençur, Reklama Google, dhe më tepër.
Ka të gatshme me qindra zgjerime zyrtare nga zhvilluesit e WooCommerce-it, te tregu i WooCommerce.com-it, dhe mjaft të tjera te depoja e WordPress.org-ut dhe më gjerë në internet.
Kontrolloni përgjithmonë të dhënat tuaja
WooCommerce-i ju jep kontroll të plotë – nga taksat deri te shkallë stoku dhe llogari klientësh. Shtoni dhe hiqni zgjerime, ndryshoni konceptin grafik të shitores tuaj, dhe ndërroni tema ose strehues apo furnizues shërbimesh pagesash, gjithçka si ta doni.
Në një botë gjithnjë e më të ndërgjegjshme mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave, WooCommerce-i ju jep zotërim të plotë mbi çka gjurmohet dhe depozitohet. Nëse zgjidhni të ndani me ne të dhëna përdorimi, të dhënat tuaja anonimizohen dhe mbahen të parrezikuara. Në çfarëdo kohe, mund të zgjidhni lënien jashtë nga krejt format e gjurmimit, teksa vazhdoni të shijoni krejt aftësitë e WooCommerce-it.
Me WooCommerce-in, të dhënat tuaja janë pronë e juaja. Një nga rreziqet e përdorimit të një platforme eTregtie të strehuar diku është ai i humbjes së shitores tuaj, nëse furnizuesi i shërbimit e mbyll biznesin. Të dhënat e shitores në WooCommerce janë të mbrojtura nga ç’mund të sjellë e ardhmja — jeni i lirë të eksportoni krejt lëndën tuaj dhe ta shpini sajtin tuaj kudo që vendosni ju.
Pse u pëlqen zhvilluesve WooCommerce-i
WooCommerce-i qe krijuar së pari me programuesit në mendje. E ndërtuar me një API REST, integrohet praktikisht me çfarëdo shërbimi. Te të dhëna të depozituara mund të hyhet prej ngado, kurdo, në mënyrë 100% të parrezik.
WooCommerce-i u lejon programuesve të krijojnë, ndryshojnë dhe përshkallëzojnë lehtësisht një shitore që përputhet me specifikimet e klientit, dhe të bëjnë thellime të saj ose me zgjerime ose përmes zgjidhjesh me porosi.
Pavarësisht madhësisë së shitores që doni të ngrini, WooCommerce-i ka një kuadër të fuqishëm që mbulon shitore që nga ato elementare e deri te ato në shkallë industriale – me lëndën dhe pjesën e tregtisë në një vend të vetëm të centralizuar.
WooCommerce-i është audituar nga një ekip enkas zhvilluesish që punojnë nga vende të ndryshme për të gjetur dhe arnuar çfarëdo të metash të zbuluara. Ka dokumentim shterues dhe të përdorshëm lehtë, i cili përditësohet tok me çdo hedhje në qarkullim. Me dokumentet tona, do të mësoni si të krijoni sajtin për të cilin ka nevojë klienti juaj.
Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë gjithnjë në rritje
Ajo e WooCommerce-it është një nga bashkësitë eTregti me rritjen më të shpejtë. jemi krenarë që dobia e bashkësisë dhe pasuria e burimeve të passhme në internet përmenden rregullisht si arsyet pse e duan përdoruesit tanë.
Ka më shumë se 80+ Takime rreth WooCommerce-it, që zhvillohen në qytete anembanë botës dhe ku mund të merrni pjesë falas, dhe madje edhe të përfshiheni në organizimin dhe zhvillimin e tyre. WooCommerce-i është gjithashtu rregullisht i pranishëm në WordCamp-e anembanë rruzullit – dhe duam fort të njihemi me ju.
Nëse interesoheni të jepni ndihmesë te WooCommerce-i, kemi më shumë se 350 kontribues, dhe gjithnjë ka vend për më tepër. kaloni te Depoja GitHub e WooCommerce-it, që të shihni se si mund të përfshiheni.
WooCommerce-i hëpërhë është i përkthyer 100% në 24 gjuhë, përfshi danishten, ukrainishten dhe persishten. Nëse interesoheni të ndihmoni në përkthimin e WooCommerce-it përmes shtimit të gjuhës tuaj vendore, vizitoni translate.wordpress.org.
Ndihmëtarë & Zhvillues
“WooCommerce” është përkthyer në 55 vendore. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre. Përkthejeni “WooCommerce”-in në gjuhën tuaj.
TË INTERESUAR PËR ZHVILLIMIN?
shfletoni kodin, shkarkoni një kopje të depos SVN, ose pajtohuni te regjistri i zhvillimeve përmes RSS-je.
Foto ekrani
Blloqe
Kjo shtojcë furnizon 17 blloqe.
- woocommerce/price-filter
- Filter Products by Price
- woocommerce/attribute-filter
- Filter Products by Attribute
- woocommerce/active-filters
- Active Product Filters
- woocommerce/product-search
- Product Search
- woocommerce/featured-category
- Featured Category
- woocommerce/product-categories
- Product Categories List
- woocommerce/handpicked-products
- Hand-picked Products
- woocommerce/product-category
- Products by Category
- woocommerce/product-best-sellers
- Best Selling Products
- woocommerce/all-products
- All Products
- woocommerce/product-tag
- Products by Tag
- woocommerce/featured-product
- Featured Product
- woocommerce/product-on-sale
- On Sale Products
- woocommerce/reviews-by-product
- Reviews by Product
- woocommerce/all-reviews
- All Reviews
- woocommerce/reviews-by-category
- Reviews by Category
- woocommerce/product-new
- Newest Products
Instalim
Domosdoshmëritë Minimale
- Rekomandohet PHP 7.2 ose më i ri
- Rekomandohet MySQL 5.6 ose më i ri
Për një listë të hollësishme të domosdoshmërive të shërbyesit, vizitoni dokumentimin e domosdoshmërive të shërbyesit për WooCommerce.
Instalim automatik
Instalimi i automatizuar është mundësia më e lehtë — WordPress-i do të merret me shpërnguljen e kartelave, dhe s’do t’ju duhet të dilni nga shfletuesi. Që të bëhet një instalim të automatizuar të WooCommerce-it, bëni hyrjen te pulti i WordPress-it tuaj, kaloni te menuja Shtojca dhe klikoni “Shtoni të Re”.
Te lloji i fushës së kërkimeve “WooCommerce,” klikoni mandej mbi “Kërkoni Shtojca”. Pasi të na gjeni, mund të shihni hollësi të tilla si hedhja në qarkullim, vlerësime dhe përshkrim. Dhe më e rëndësishmja, mund ta instaloni! Klikoni mbi “Instaloje Që Tani”, dhe WordPress-i do ta marrë prej andej.
Instalim dorazi
Metoda e instalimit dorazi lyp shkarkimin e shtojcës WooCommerce dhe ngarkimin e saj te shërbyesi juaj përmes aplikacionit FTP që parapëlqeni. Kodeksi WordPress përmban këtu udhëzime se si të bëhet kjo.
Përditësim
Përditësimet e vetvetishme do të duhej të funksiononin rrjedhshëm, por ju këshillojmë prapëseprapë të bëni një kopjeruajtje të sajtit tuaj.
Nëse pas një përditësimi hasni probleme me faqet shitore/kategori, bëni një fshirje të permalidhjeve duke kaluar te WordPress > Rregullime > Permalidhje dhe duke klikuar mbi “Ruaji.” Kjo do të duhej t’i kthente gjërat në normalitet.
Shembull të dhënash
WooCommerce-i vjen me disa të dhëna sa për shembull që mund t’i përdorni për të parë se si duken produktet; importojeni sample_products.xml përmes importuesit të WordPress-it. Mundeni gjithashtu të përdorni importuesin CSV të pjesës bazë, ose zgjerimin tonë CSV Import Suite, që të importoni sample_products.csv
FAQ
- Ku mund të gjej dokumentim të WooCommerce-it dhe udhërrëfyes përdoruesi?
-
Për ndihmë rreth ujdisjes dhe formësimit të WooCommerce-it, ju lutemi, referojuni udhërrëfyesit tonë të përdoruesit
Për zgjerim apo zbatim temash mbi WooCommerce-in, shihni kodeksin tonë.
- Ku mund të marr asistencë ose të flas me përdorues të tjerë?
-
Nëse ngecni, mund të kërkoni ndihmë te Forumi i Shtojcave Për WooCommerce.
Për ndihmë rreth zgjerimesh me pagesë nga WooCommerce.com, përdorni kanalin tonë të ndihmës.
- A funksionon WooCommerce-i me temën time?
-
Po! WooCommerce-i do të funksionojë me çfarëdo teme, por mund të dojë ca stilizim. Ju lutemi, për ndihmë, shihni kodeksin tonë. Nëse po kërkoni një temë me integrim të brendshëm me WooCommerce-in, ju këshillojmë Storefront-in.
- Ku mund të kërkoj veçori të reja, tema eCommerce dhe zgjerime?
-
Mund të votoni mbi të tilla dhe të kërkoni veçori dhe zgjerime të reja që nga tabela jonë WooIdeas
- Ku mund të raportoj të meta ose të kontribuoj në projekt?
-
Të metat i njoftoni te depoja GitHub e WooCommerce-it. Mund t’i raportoni edhe te forumi ynë i asistencës.
- Ku mund ta gjej dokumentimin e API-t REST?
-
Dokumentin për API-n tonë REST mund të gjeni te Dokumentime të API-t REST në WooCommerce.
- WooCommerce është i mrekullueshëm! A mund të kontribuoj?
-
Po, mundeni! Futjuni punës te depoja jonë GitHub.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“WooCommerce” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“WooCommerce” është përkthyer në 60 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “WooCommerce” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
3.9.2 – 2020-02-13
- Siguri – Shfaq një njoftim kur një klient që ka bërë hyrjen në llogarinë e vet paguan për një porosi prej një mysafiri.
- Siguri – Heqje e lejimit të lidhjeve në mesazhe gabimi kuponësh.
- Ndreqje – U rikthye sjellja parazgjedhje e mundësisë “Vendmbërritje dërgimi”. #25571
3.9.1 – 2020-01-28
- Tweak – Trim whitespaces and strip slashes from MaxMind License Key.
- Zhvillim – Parandalim shfaqjeje shënimesh të zbrazëta te pjesa e dukshme e sajtit.
- Ndreqje – Shfaq “-” në vend se “0”, kur taksa s’ka vend për një produkt.
- Ndreqje – U ndreq një gabim fatal në faqen e falënderimeve nëse porosia s’është e specifikuar.
- API REST – Ndreqje – Skemë produktesh dhe variacionesh për të lejuar heqje çmimesh me ulje, përmasa dhe peshë.
3.9.0 – 2020-01-21
- Thellim – U shtua një buton “Shfaqe” në krah të fushës së fjalëkalimeve te fusha hyrjesh në llogari. #24915
- Thellim – Prezantim i ri i WooCommerce-it për përdorues të rinj (shfaqet vetëm për 10% të përdoruesve të rinj). #24991
- Thellim – U soll për herë të parë API Kanalesh Pagesash, për mbulim “butoni pagesash”. #25000
- Thellim – Përfshirje e WooCommerce Blocks 2.5.3, duke sjellë për herë të parë një bllok “Krejt Produktet”, një bllok të ri për shfaqje produktesh duke përdorur anën e klientit (lyp WordPress 5.3), etj. #25181
- Përimtim – U përditësua mesazhi “Faleminderit” te faqja standarde PayPal, për ta përputhur me Udhëzimet e PayPal-it. #24756
- Përimtim – Llogari për vende jashtë BE-së që përdorin TVSh dhe riemërtim i taksës si TVSh te pjesa e dukshme e sajtit. #24999
- Tweak – Cache checkout fragments and update DOM on change only. #24227
- Përimtim – Eliminim kërkesë AJAX ekstra përditësimi porosie gjatë ngarkimi faqeje përfundimi blerjeje. #24271
- Përimtim – Parandalim i përditësimit të adresës së faturimit gjatë përditësimi dërgimi. #24374
- Përimtim – Shtim i një ndihmëze te fusha “Datë skadimi kuponi”. #24749
- Përimtim – Numrat e telefonave në email-e u bënë të klikueshëm. #24786
- Përimtim – Parandalim sinjalizimesh PHP te gjurmuesi, nëse porosia s’ka ende një datë krijimi. #24846
- Përimtim – Shkrim me të madhe i “T”-së te togfjalëshi “Shpjere te Hedhurina” në faqe porosish te wp-admin, për të qenë në një vijë me faqe produktesh dhe kuponësh. #24867
- Tweak – Changed
wp_cache
invalidation from using increment to using microtime. #24961 - Përimtim – Lidhja e ndjekjes së përdorimit te ndihmësi i ujdisjes u bë më transparente. #25026
- Përimtim – U ndreq theksim menush te faqja Llogaria Ime, kur shfletohet faqja “Shtoni metodë pagesash”. #25041
- Përimtim – Parandalim krijimi produktesh përpara regjistrimi llojesh dhe klasifikime të afërt postimesh. #25049
- Përimtim – Përfshirje e përpunimit të porosive te të dhëna gjurmuesi, kur kjo zgjidhet nga përdoruesi. #25071
- Përimtim – Centralizim kontrollo për tema parazgjedhje, për të ndrequr dukje të Storefront-it te Ndihmësi i Ujdisjes. #25216
- Përimtim – Shtim i një kontrolli versioni WordPress përpara se të rekomandohet shtojca WooCommerce Admin gjatë ujdisjes. #25260
- Ndreqje – U shtua mbulim kyçi licence për ndryshimet e fundit nga MaxMind GeoLite2. #25378
- Fix – Honor tax rounding preference in edit item and refund flows. #24208
- Ndreqje – Parandalim përdorimi numër të pasaktë vendesh dhjetore te çmimet. #24281
- Ndreqje – U ndreq mbulim fillestar për bllokun Gutenberg Experimental Legacy Widget. #24292
- Ndreqje – Ndreqje anashkalimi kërkese kur përdoret
orderby
në arkiva me një faqe hyrëse statike. #24683 - Ndreqje – Përdorimi funksionit
wp_unslash()
kur paraprihen vlera rregullimesh përgjegjësi. #24793 - Ndreqje – Mos depozito cookie gjurmimi kur bëhen kërkesa AJAX. #24798
- Ndreqje – Shfaqje butoni për fshirje figurash nga galeri produktesh te pjesa e përgjegjësit, kur përdoret një pajisje celulare. #24840
- Ndreqje – U ndreq format datash shënimesh porosish. #24843
- Ndreqje – U ripunua
WC_Order_Factory::get_order()
për heqje funksioni të nxjerrë nga përdorimi me PHP 7.0. #24852 - Ndreqje – U ndreqën ndryshime gjendjesh stoku produktesh gjatë ruajtjesh Përpunimi Në Masë, kur “Aktivizo administrim stoku” është e çaktivizuar. #24876
- Fix – Fixed default country code fallback in wc_get_customer_default_location(). #24884
- Ndreqje – U ndreq mesazh çorientues për mundësi Dërgimi te shporta. #24914
- Ndreqje – Përshtatësi nuk ngarkohet kur shihet prej WordPress.com. #24935
- Ndreqje – Parandalim njoftimi kur një produkt me variante nuk ka figura. #24986
- Ndreqje – U përimtua prodhimi i identifikuesve për produkte të përsëdytur me variante, për të parandaluar keqësim punimi kur përdoren gjedhet. #25064
- Ndreqje – U shtua minimizim i duhur te photoswipe.css. #25074
- Ndreqje – U ndreq funksionimi i renditjes për kodin e shkurtër “produkte”, kur renditen produkte dorazi. #25084
- Fix – Fixed invalid backlinks for in-app purchases. #25098
- Ndreqje – U ndreq gatitje lojtësi elementësh media për përshkrime variantesh produktesh. #25103
- Ndreqje – Aktivizim API Sajti WooCommerce.com në instalime që nuk përdorin permalidhje. #25131
- Ndreqje – API Sajti WooCommerce.com tani raporton sukses, nëse shtojca qe instaluar më parë. #25140
- Ndreqje – API Sajti WooCommerce.com kontrollon që
move_product
për të garantuar që matrica e përfundimeve përmban objektinfolder_exists
dhe nuk përgjigjet me një sinjalizim. #25160 - Ndreqje – Garantim që kategoritë që përmbajnë vetëm produkte private të mund të përzgjidhen te eksportuesi i produkteve. #25132
- Ndreqje – Parandalim shtimi mëmash produktesh të ndryshueshëm te porosi. #25162
- Ndreqje – Përdorim rregullimesh renditjesh si parazgjedhje për prodhim kodesh të shkurtër. #25180
- Ndreqje – U aplikuan ndreqje te CSS ndihmësi ujdisjeje te versionet përkatës WP. #25197
- Ndreqje – U ndreq URL “kërkese fshirjeje llogarie” në WordPress 5.3. #25208
- Ndreqje – Garantim që spastrohet çfarëdo fshehtine tok me fshirje webhook-u. #25164
- Ndreqje – U rregullua shprehja e rregullt për vlerësim email-i përfundimi blerjeje, për të qenë më e përpiktë. #25251
- Gjedhe – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_product_related_products_heading
. #25059 - Gjedhe – U sollën për herë të parë hook-ët
woocommerce_before_lost_password_confirmation_message
dhewoocommerce_after_lost_password_confirmation_message
. #25096 - API REST – U ndreqën
date_created
dhedate_created_gmt
për klientë v2. #25181 - API REST – U ndreq ndarja “Numër postimesh gjithsej” në pikëmbarim Gjendjeje Sistemi v2 dhe v3. #25181
- REST API – Filter empty objects from results before loop. #25181
- Zhvillim – Paraqitje e domosdoshmërish minimum të PHP 7.0 të ri.
- Zhvillim – Paraqitje e domosdoshmërisë minimum të WordPress 5.0 të ri.
- Zhvillim – Kontroll që zbritja maksimum të jetë “-ve”, për të parandaluar mbishkrim vlere tarife të rimbursuar. #24341
- Zhvillim – Shtim akti unload te faqja e përfundimit të blerjes, për të parandaluar ringarkim gjatë përfundimit të blerjes pas bërjes së një porosie. #24609
- Zhvillim – Shfaqje/fshehje përshkrimi fushe formulari vetëm nëse elementi ekziston. #24752
- Zhvillim – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_{$export_type}_export_delimiter
për të ndryshuar ndarës vargjesh gjatë eksportimit si kartela CSV. #24759 - Zhvillim – U soll për herë të parë hook-u
woocommerce_after_order_refund_item_name
. #24760 - Zhvillim – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_kses_notice_allowed_tags
. #24849 - Zhvillim – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_shipping_not_enabled_on_cart_html
. #24914 - Zhvillim – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_show_invalid_variations_notice
. #24934 - Zhvillim – U soll për herë të parë filtri
woocommerce_upsells_order
. #25017 - Zhvillim – U sollën për herë të parë hook-ët
woocommerce_before_settings_{current_tab}
dhewoocommerce_after_settings_{current_tab}
. #25028 - Zhvillim – U përfshi parametër i tretë
$order
te filtratwoocommerce_order_get_formatted_billing_address
dhewoocommerce_order_get_formatted_shipping_address
. #24870 - Zhvillim – Dhënie e ndryshores
$clear_persistent_cart
te veprimetwoocommerce_before_cart_emptied
dhewoocommerce_cart_emptied
. #24930 - Zhvillim – U bënë parazgjedhje ndryshoret te
assets/css/_variables.scss
. #24822 - Zhvillim – Ripunim, për të përdorur të njëjtën logjikë rrumbullakosjeje në porosi dhe shportë. #24828
- Zhvillim – Shtim shënimi porosie menjëherë pasi ndryshon gjendje, përpara veprimit `woocommerce_order_status_changed`. #24879
- Zhvillim – U shtua mbulim për atribute vetjake te
wc_placeholder_img()
. #24937 - Zhvillim – U shtua mbulim fillestar për njoftime brendazi gjatë përfundimit të blerjes. #25001
- Zhvillim – U soll për herë të parë ndihmuesi wc_get_product_object(). #25031
- Zhvillim – Dhënie ndryshoreje të saktë
$this->updated_props
te parametri i dytë i veprimitwoocommerce_coupon_object_updated_props
. #25077 - Zhvillim – Heqje e ca thirrjeve të
func_get_args()
dhecall_user_func_array()
me operatorin spread, për lexim më të mirë të kodit dhe përfitime në funksionim. #25101 - Zhvillim – Hook i ri
woocommerce_valid_order_statuses_for_payment
që vihet në punë kur një porosi është paguar. Përdoreni këtë hook të ri në vend tëwoocommerce_order_status_changed
ose woocommerce_order_status_{old_status}}to{new_status}` për të prodhuar kod plotësimi porosie. #25158 - Zhvillim – Aftësi për përjashtim të disa lloje produktesh prej thirrjesh kërkimi produktesht. #25162
- Zhvillim – Shfaqje kushti përjashtimi, kur
WC_Product_Variation
vihet në punë me një ID që i takon një objekti i cili nuk është variant. #25178 - Përkthim – U shtuan nënndarje të Laosit. #24765
- Përkthim – U ndreqën vargje përkthimi te biblioteka WooCommerce. #24892 #24894
- Përkthim – U ndreqën për përkthyesit komente vargjesh përkthimi. #24928
- Përkthim – U shtua vlerësim kodesh postar për Slloveninë. #25174