WordPress-i është i famshëm për instalimin dhe bërjen gati për botim në 5 minuta! Ja se si:
- Shkarkoni dhe çngjeshni WordPress-in,
- Krijoni te shërbyesi juaj Web një bazë të dhënash për WordPress-in, të tillë që MySQL të ketë të drejta shkrimi mbi të,
- Riemërtojeni kartelën wp-config-sample.php si wp-config.php
- Hapeni kartelën
wp-config.php
me një përpunues tekstesh të thjeshtë dhe plotësoni hollësitë rreth bazës së të dhënave (dhe gjuhës së përdorur nga blogu, po qe e nevojshme). - Vendosini kartelat e WordPress-it brenda një vendi që doni te shërbyesi juaj Web :
- Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull
http://www.shembull.com/
), vendoseni ose shkarkojeni tërë lëndën e dosjes së çngjeshur WordPress (pa vetë dosjen ama, vetëm ç’përmban brenda) te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web. - Nëse doni ta vendosni instalimin tuaj të WordPress-it në një nëndosje të sajtit tuaj Web (për shembull
http//www.shembull.com/llogje/
), riemërtoni dosjenwordpress
me emrin që keni zgjedhur për nëndosjen dhe vendoseni ose ngarkojeni te shërbyesi juaj Web. Për shembull, po qe se doni që instalimi i WordPress-it të jetë i pranishëm te nëndosja e quajtur “blog”, duhet ta riemërtoni dosjen e quajtur “wordpress” si “blog” dhe ta ngarkoni te dosja rrënjë e shërbyesit tuaj Web.
- Nëse doni ta vendosni WordPress-in te rrënja e përkatësisë suaj (për shembull
- (Sipas dëshirës) Po qe se keni shkarkuar versionin anglisht të WordPress-it, duhet të kopjoni kartelën e përkthimit
sq.mo
(atë që i përgjigjet versionit të WordPress-it që keni instaluar) te nëndosjawp-includes/languages
. Mund edhe t’ju duhet ta krijoni këtë dosje nëse nuk ekziston. - Niseni programthin e instalimit të WordPress-it duke hapur lidhjen
wp-admin/install.php
në shfletuesin tuaj të parapëlqyer Web.- Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu:
http://www.shembull.com/wp-admin/install.php
- Po qe se e keni instaluar WordPress-in te një nëndosje e quajtur blog, të themi, duhet të shkoni këtu:
http://www.shembull/blog/wp-admin/install.php
- Po qe se e keni instaluar WordPress-in te dosja rrënjë, duhet të shkoni këtu:
Kaq! WordPress-i duhet të jetë tashmë i instaluar.
Instalimi dorazi i WordPress-it në Shqip
Ja hapat që duhet të ndiqni për instalimin dorazi të versionit shqip të WordPress-it.
- Shkarkoni kartelën sq.mo të gjuhës shqipe (për ndihmë se si ta gjeni, shihni te hedhjet në qarkullim).
- Hapni kartelën wp-config.php me një fjalëpërpunues dhe kërkoni për:
define ('WPLANG', '');
- Ndryshojeni këtë rresht që të lidhet me Shqipen, d.m.th., për shqipen duhen të shtoni:
define ('WPLANG', 'sq');
- Pasi ta keni shtuar, ruajeni kartelën.
- Te shërbyesi i sajtit tuaj, krijoni një dosje të re me emrin /languages te drejtoria /wp-content OSE /wp-includes.
- Ngarkojeni kartelën .mo te dosja languages që sapo krijuat.
- Ngarkoni te drejtoria rrënjë e WordPress-it kartelën wp-config.php e ndryshuar.
- Hapni shfletuesin tuaj dhe shkoni te sajti juaj WordPress. Tani duhet të shfaqet me gjuhën e saposhtuar.
- Po qe se dëshironi të përshtatni përkthimin e shfaqur në ekran, ose të shtoni përkthime për terma që shfaqen ende në anglisht pas instalimit, lypset të shkarkoni kartelën .po përgjegjëse të kartelës gjuhësore .mo që instaluat. Mandej duhet të përktheni termat dhe të krijoni më pas një kartelë të re .mo. Shënim: Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërm, apo kur nuk tregohet saktë gjuha, WordPress-i do të përdorë anglishten.