Përshkrim
Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.
Siguri Sajti 24/7
Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:
- Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
- Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
- Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
- Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
- Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
- Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.
Suksesshmëri Kulmi Ngarkese
Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:
- Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
- Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
- Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
- Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.
Administrim Sajtesh i Pamundimshëm
Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:
- Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
- Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
- Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
- Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
- Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
- Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
- Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.
Asistencë Ekspertësh
Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.
Shërbime Me Pagesë
Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.
Fillojani
Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.
Foto ekrani
Instalim
Instalim i Vetvetishëm
Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.
Alternativa Dorazi
Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.
FAQ
- Falas është Jetpack-u?
-
Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.
Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.
- Mos do duhej të blija një plan me pagesë?
-
Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.
Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.
- Pse më duhet një llogari WordPress.com?
-
Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.
- Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?
-
Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.
- Si t’i shoh statistikat e mia?
-
Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.
- Si të kontribuoj te Jetpack-u?
-
Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Jetpack nga WordPress.com” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues- Automattic
- Adam Heckler
- Andrew Duthie
- Alex Kirk
- Allen Snook
- alternatekev
- Andy Skelton
- annezazu
- Andy Peatling
- Andrew Ozz
- Mohammad Jangda
- Barry
- Beau Lebens
- Ben Lobaugh (blobaugh)
- brbrr
- Michael Cain
- Cena
- Christopher Finke
- Chase Livingston
- Michelle Langston
- clickysteve
- csonnek
- Daniel Bachhuber
- Davor
- daniloercoli
- Piotr Delawski
- designsimply
- Daryl L. L. Houston (dllh)
- Dan
- Derek Smart
- dzver
- Eric Binnion
- Echo
- Elio Rivero
- Enej Bajgoric
- Eoin Gallagher
- Stef
- Erick Hitter
- Gregory Cornelius
- George Stephanis
- Greg Ichneumon Brown
- goldsounds
- Hew
- Hugo Baeta
- hypertextranch
- Matt (Thomas) Miklic
- Ian Dunn
- Jeff Bowen
- jeffgolenski
- Jeremy Herve
- Jen H.
- Jenia
- jessefriedman
- Greg
- Joey Kudish
- Jennifer M. Dodd
- joanrho
- John James Jacoby
- Justin Shreve
- kbrownkd
- Filipe Varela
- Jorge Bernal
- Brandon Kraft
- Lance Willett
- Lisa Schuyler
- James Huff
- martinremy
- Matt Mullenweg
- Matias Ventura
- Matt Wiebe
- Jeff Golenski
- Miguel Fonseca
- Michael Adams (mdawaffe)
- Michael Arestad
- Miguel Lezama
- Mikey Arce
- Marcus Kazmierczak
- nancythanki
- Nick Momrik
- Konstantin Obenland
- Osk
- Gary Pendergast
- Jesse Friedman
- rachelsquirrel
- Rich Collier
- Ryan Cowles
- Richard Muscat
- Richard Archambault
- Rocco Tripaldi
- Sam Hotchkiss
- Stefan Carstocea
- Scott
- Stephen Quirk
- Mikael Korpela
- Stephane Daury (stephdau)
- Tim Moore
- Marin Atanasov
- Alex Mills
- Peter Westwood
- Yoav Farhi
- Igor Zinovyev
“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 40 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
8.3
- Datë hedhjeje në qarkullim: 3 Mars, 2020
- Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-nZT
Përmirësime Kryesore:
- Bllok Google Calendar: një rrugë e thjeshtë për të trupëzuar Google Calendar-ë në postimet tuaja.
- Bllok Revue: lejojuni lexuesve tuaj të pajtohen te buletini juaj Revue drejt e nga sajti juaj.
Thellime Punimi:
- Widget pulti: kthjellim shprehjeje te ndarjet për Anti-spam dhe Protect.
- Njoftime pulti: lejim njoftimesh të përhershme.
- Njoftime pulti: shtim mundësie për të dhënë buton veprimesh për një njoftim.
- Bllok Hartash: shtim i aftësisë për të përcaktuar madhësinë e hartës.
- Bllok Hartash: shtim te anështylla e blloqeve i një kontrolli zoom-i.
- Bllok Hartash: shtim i mundësisë për parje sa krejt ekrani.
- Map block: add an option for toggling zoom to scroll behaviour in the published post.
- Temë për Celular: perëndim dielli. Veçorinë e temës për celular e krijuam fillimisht si një rrugëzgjidhje kur tema e rregullt nuk përfshin një parje nën celular. Tanimë, shumica e temave përfshijnë një pamje nën celular, si parazgjedhje, ndaj veçoria s’është më e nevojshme.
- Blloku OpenTable: ofrim më tepër mundësish trupëzimi.
- Kërkim: përmirësime te mundësi skeme, kur përdoret widget-i i Kërkimeve.
- Mjet Kontrolli Sigurie: përmirësim i mesazhit te pulti mbi kërcënime të gjetura.
- Ndarje Me të Tjerë: përmirësim Etiketash Meta Open Graph në faqe përfundimesh kërkimi.
- Kode të shkurtër: përmirësim i përdorimit të butonave të lëvizjes për kode të shkurtër Diapozitivash.
- Prova Shëndeti Sajti: përmirësim i aftësisë për shtim provash shtesë.
- Prova Shëndeti Sajti: Përditësim prove Lidhjeje me përshkrime të hollësishme dhe veprime për zgjidhje dështimesh provash.
- Njëkohësim: shtim qëndrueshmërie njëkohësimi, duke mos dërguar postime wp-rest-api-log.
- Njëkohësim: shtim qëndrueshmërie, kur njëkohësohen ID termash.
- Bllok Galerie të Tjegullzuar: shtim mundësie Cepash të Rrumbullakosur.
- Bllok Galerie të Tjegullzuar: shtim mundësie për risistemim të kollajtë të figurave brenda një galerie.
- Widget Banderole “Cookies & Consents”: përmirësim funksionimi përmes heqjes së bazimit në jQuery.
- Widget Twitter: heqje parametri ngjyre lidhjesh, i nxjerrë nga përdorimi.
Përmirësime përputhshmërie
- Vetëngarkues: shmangie përplasjesh me shtojca të tjera që për ngarkim paketash Jetpack bazohen në Vetëngarkuesin.
- Beautiful Math: shmangie problemesh skeme me figura brendazi, kur përdoret tema Twenty Twenty.
- Blloqe: përmirësim përputhshmërie butonash blloku me ngjyra teme.
- Blloqe: përmirësim i skemës së vendmbajtëseve të blloqeve, kur përdore shtojca Gutenberg.
- Blloqe: lejim përcaktimi një versioni minimum WordPress ose versioni minimum shtojce Gutenberg, kur regjistrohet një bllok.
- Lazy Images: shtim i mundësisë për të anashkaluar figura me atributin
data-skip-lazy
. - SSO: Shtim argument gabimi për përputhshmëri me ndryshim hook-u te WordPress 5.4.
Ndreqje të metash
- Blloqe: ndreqje problemesh skeme me paraparje te anështyllë blloqesh.
- Blloqe: ndreqje problemesh skeme, kur përdoret një klasë vetjake CSS për një bllok që e përdor mundësinë që nga anështylla e blloqeve.
- Blloku Calendly: ndreqje shtrese përsipër për vizatim si duhet te përpunuesi.
- Pult: heqje të dhënash Kopjeruajtjesh nga pulti i Jetpack-ut, kur gjendet në një rrjet Shumësajtësh. Këta nuk e mbulojnë veçorinë e Kopjeruajteve në këtë kohë.
- Bllok Hartash: shfaq vetëm UI Shtimi Pikete, nëse s’ka piketa.
- Bllok Hartash: parandalim i marrjes aksidentale të rrëshqitjes nga një bllok i papërzgjedhur.
- Bllok Hartash: ndreqje e stilizimit të butonave të temës së hartës.
- Aplikacione Celulari: heqje e lidhjes për përpunim postimi, kur përdoruesi gjendet brenda aplikacionit.
- Blloku OpenTable: shmangie gabimi kur futen disa kode specifikë trupëzimesh.
- Bllok OpenTable: ndreqje problemesh vendosjeje, kur blloku vendoset në qendër.
- Hyrje e Sigurt: mos shfaq mesazh veçorie, kur bëhet hyrje te pulti qendror i WordPress.com-it.
- Statistika: fshih emotikon Statistikash te trupëzime postimesh.
- Analiza WooCommerce-i: përmirësoni kontroll produktesh që të shmangni gabime te faqe porosish.
- Wufoo shortcode: Security fix return early when invalid parameters.