WooCommerce

Përshkrim

WooCommerce-i është një zgjidhje e zhdërvjellët, me burim të hapur, për eTregti, e ngritur mbi WordPress-in. Qoftë kur po filloni një biznes, po kaloni në internet një dyqan fizik, apo po hartoni sajte për klientë, mund t’ia filloni shpejt dhe të ndërtoni saktësisht shitoren që doni.

Aktivizoni shtojcën WooCommerce falas në një sajt të ri ose ekzistues WordPress, ndiqni turin me udhërrëfyes, në daçi, dhe ujdisni një shitore të re brenda pak minutash, me:

Tej gjërave elementare, WooCommerce-i është tërësisht i përshtatshëm dhe i zgjerueshëm:

  • Zgjidhni një skemë që i shkon për shtat markës dhe fushës tuaj të veprimtarisë.
  • Thellojeni shitoren tuaj me zgjerime falas apo me pagesë: shtoni veçori dhe integrojeni me shërbime globale dhe vendore eTregtie.
  • Inspektoni dhe ndryshoni çfarëdo aspekti të kodit bazë të shtojcës.
  • Shfrytëzim hook-ësh dhe filtrash për modifikim funksionesh.
  • Ngritur mbi API-n REST dhe webhook-e.

Liri burimi të hapur do të thotë pronësi e plotë e lëndës dhe e të dhënave, përgjithmonë – plus ekspertizën e një bashkësie globale dashamirëse.

WooCommerce-i është krijuar t’u lejojë përgjegjësve të shitoreve të xhirojnë vetë një sajt eTregtie, pa u dashur dora e një progmauesi. Ka gjithashtu një aplikacion për celular falas për WooCommerce (Android dhe iOS), për administrim shitoreje në rrugë e sipër.

WooCommerce-i është krijuar dhe mbuluar nga Automattic, krijuesit e Jetpack-ut dhe WordPress.com-it, tok me ndihmëtarë të pavarur. Tregu zyrtar i zgjerimeve gjendet në WooCommerce.com.

Nga pajtime në palestër te makina luksoze

Me WooCommerce-in, mund të shitni si gjëra fizike, ashtu edhe të mira dixhitale të çfarëdo forme dhe madhësie, të ofroni variante produkti, formësime të ndërlikuara, dhe shkarkime të atypëratyshme për blerësit; madje edhe të shitni mallra nga të tretë prej tregjesh internetore.

Dhe këto janë thjesht mundësitë që vijnë me paketën. Përmes zgjerimesh me pagesë, mund ta thelloni shitoren tuaj WooCommerce të bëjë rezervime, të ofrojë anëtarësime, të ujdisë pagesa ripërsëritëse për pajtime, të krijojë rregulla caktimi dinamik çmimesh, dhe mjaft të tjera.

Filloni një pajtim mujor te një arkë verërash, ofroni zbritje për shtroja joge për anëtarë që kanë marrë pjesë në 10 mësime e sipër, ofroni blloqe shënimesh apo bizhuteri të personalizueshme – gjithçka është e mundur me WooCommerce-in.

Mundësi shteruese pagesash

WooCommerce-i përmban aftësinë për të pranuar kartat e njohura të kreditit, metoda alternative pagesash, BACS (transferta bankare), dhe para në dorë gjatë dorëzimit.

Për mundësi të mëtejshme, WooCommerce-i integrohet edhe me më shumë se 140 kanale rajonale, përfshi zgjedhje popullore të tilla si Stripe, PayPal, Square dhe Amazon Pay. Mbulohen gjithashtu edhe Apple Pay dhe Google Pay.

Kërkoni për furnizuesin tuaj të zgjedhur për shërbime pagesash te tregu zyrtar.

Dërgoni lokalisht dhe globalisht

Dërgimi me WooCommerce është thellësisht i formësueshëm. Përimtoni rregullimet e brendshme për të ofruar dërgim falas ose dërgim me tarifë fikse, kufizoni dërgimet tuaja në vende të caktuara duke ujdisur zona dërgimi, ose hapeni shitoren tuaj për krejt botën.

Zgjerimet zyrtare ju lidhin me qindra operatorë vendorë dhe ndërkombëtarë – përfshi Royal Mail, FedEx, dhe Australia Post – dhe ju lejojnë ta integroni me shërbime administrimi inventari dhe përmbushjeje porosish.

Ka gjithashtu zgjerime për shtim mundësish dorëzimi dhe dërgimi dhe strategji përkrahjeje, të tilla si blini-një-merrni-një-falas, dhurata falas, dhe shtesa. Dërgimi në WooCommerce mbulon përllogaritje aty për aty dhe shtypje etiketash që nga shtëpia.

Skicojeni shitoren tuaj me tema dhe blloqe

Skicimi i një shitoreje WooCommerce fillon me një temë që doni. Ka qindra tema të gatshme falas dhe me pagesë, përfshi Storefront-in nga Automattic — është falas për krejt shitoret dhe mund të zgjidhni instalimin e saj për ju gjatë ujdisjes me udhërrëfyes.

Storefront-i ofron integrim të thellë me WooCommerce-in dhe i jep përparësi shpejtësisë dhe kohës së punimit. Mund të shtoni markën tuaj dhe të përcaktoni stilin tuaj duke ia përshtatur Storefront-in vetes tuaj ose të shtoni një nga disa prej temave pjella të Storefront-it temave të përshtatura për industri përkatëse.

Personalizojeni edhe më tej konceptin grafik të shitores tuaj, përmes Blloqesh WooCommerce-i (të gatshme për WooCommerce 3.6 dhe sipër) — përdorni për të shtuar te cilado faqe përzgjedhje produktesh ose produkte njëshe, për një shkrirje të harmonishme të tregtisë me lëndën e faqes.

Përshtateni shitoren tuaj me zgjerime

Rruga më e lehtë për të shtuar veçori dhe funksione te një shitore WooCommerce është ajo përmes një zgjerimi:

Ka të gatshme me qindra zgjerime zyrtare nga zhvilluesit e WooCommerce-it, te tregu i WooCommerce.com-it, dhe mjaft të tjera te depoja e WordPress.org-ut dhe më gjerë në internet.

Kontrolloni përgjithmonë të dhënat tuaja

WooCommerce-i ju jep kontroll të plotë – nga taksat deri te shkallë stoku dhe llogari klientësh. Shtoni dhe hiqni zgjerime, ndryshoni konceptin grafik të shitores tuaj, dhe ndërroni tema ose strehues apo furnizues shërbimesh pagesash, gjithçka si ta doni.

Në një botë gjithnjë e më të ndërgjegjshme mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave, WooCommerce-i ju jep zotërim të plotë mbi çka gjurmohet dhe depozitohet. Nëse zgjidhni të ndani me ne të dhëna përdorimi, të dhënat tuaja anonimizohen dhe mbahen të parrezikuara. Në çfarëdo kohe, mund të zgjidhni lënien jashtë nga krejt format e gjurmimit, teksa vazhdoni të shijoni krejt aftësitë e WooCommerce-it.

Me WooCommerce-in, të dhënat tuaja janë pronë e juaja. Një nga rreziqet e përdorimit të një platforme eTregtie të strehuar diku është ai i humbjes së shitores tuaj, nëse furnizuesi i shërbimit e mbyll biznesin. Të dhënat e shitores në WooCommerce janë të mbrojtura nga ç’mund të sjellë e ardhmja — jeni i lirë të eksportoni krejt lëndën tuaj dhe ta shpini sajtin tuaj kudo që vendosni ju.

Pse u pëlqen zhvilluesve WooCommerce-i

WooCommerce-i qe krijuar së pari me programuesit në mendje. E ndërtuar me një API REST, integrohet praktikisht me çfarëdo shërbimi. Te të dhëna të depozituara mund të hyhet prej ngado, kurdo, në mënyrë 100% të parrezik.

WooCommerce-i u lejon programuesve të krijojnë, ndryshojnë dhe përshkallëzojnë lehtësisht një shitore që përputhet me specifikimet e klientit, dhe të bëjnë thellime të saj ose me zgjerime ose përmes zgjidhjesh me porosi.

Pavarësisht madhësisë së shitores që doni të ngrini, WooCommerce-i ka një kuadër të fuqishëm që mbulon shitore që nga ato elementare e deri te ato në shkallë industriale – me lëndën dhe pjesën e tregtisë në një vend të vetëm të centralizuar.

WooCommerce-i është audituar nga një ekip enkas zhvilluesish që punojnë nga vende të ndryshme për të gjetur dhe arnuar çfarëdo të metash të zbuluara. Ka dokumentim shterues dhe të përdorshëm lehtë, i cili përditësohet tok me çdo hedhje në qarkullim. Me dokumentet tona, do të mësoni si të krijoni sajtin për të cilin ka nevojë klienti juaj.

Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë gjithnjë në rritje

Ajo e WooCommerce-it është një nga bashkësitë eTregti me rritjen më të shpejtë. jemi krenarë që dobia e bashkësisë dhe pasuria e burimeve të passhme në internet përmenden rregullisht si arsyet pse e duan përdoruesit tanë.

Ka më shumë se 80+ Takime rreth WooCommerce-it, që zhvillohen në qytete anembanë botës dhe ku mund të merrni pjesë falas, dhe madje edhe të përfshiheni në organizimin dhe zhvillimin e tyre. WooCommerce-i është gjithashtu rregullisht i pranishëm në WordCamp-e anembanë rruzullit – dhe duam fort të njihemi me ju.

Nëse interesoheni të jepni ndihmesë te WooCommerce-i, kemi më shumë se 350 kontribues, dhe gjithnjë ka vend për më tepër. kaloni te Depoja GitHub e WooCommerce-it, që të shihni se si mund të përfshiheni.

WooCommerce-i hëpërhë është i përkthyer 100% në 24 gjuhë, përfshi danishten, ukrainishten dhe persishten. Nëse interesoheni të ndihmoni në përkthimin e WooCommerce-it përmes shtimit të gjuhës tuaj vendore, vizitoni translate.wordpress.org.

Ndihmëtarë & Zhvillues

“WooCommerce” është përkthyer në 55 vendore. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre. Përkthejeni “WooCommerce”-in në gjuhën tuaj.

TË INTERESUAR PËR ZHVILLIMIN?
shfletoni kodin, shkarkoni një kopje të depos SVN, ose pajtohuni te regjistri i zhvillimeve përmes RSS-je.

Foto ekrani

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 17 blloqe.

woocommerce/price-filter
Filter Products by Price
woocommerce/attribute-filter
Filter Products by Attribute
woocommerce/active-filters
Active Product Filters
woocommerce/product-search
Product Search
woocommerce/featured-category
Featured Category
woocommerce/product-categories
Product Categories List
woocommerce/handpicked-products
Hand-picked Products
woocommerce/product-category
Products by Category
woocommerce/product-best-sellers
Best Selling Products
woocommerce/all-products
All Products
woocommerce/product-tag
Products by Tag
woocommerce/featured-product
Featured Product
woocommerce/product-on-sale
On Sale Products
woocommerce/reviews-by-product
Reviews by Product
woocommerce/all-reviews
All Reviews
woocommerce/reviews-by-category
Reviews by Category
woocommerce/product-new
Newest Products

Instalim

Domosdoshmëritë Minimale

  • Rekomandohet PHP 7.2 ose më i ri
  • Rekomandohet MySQL 5.6 ose më i ri

Për një listë të hollësishme të domosdoshmërive të shërbyesit, vizitoni dokumentimin e domosdoshmërive të shërbyesit për WooCommerce.

Instalim automatik

Instalimi i automatizuar është mundësia më e lehtë — WordPress-i do të merret me shpërnguljen e kartelave, dhe s’do t’ju duhet të dilni nga shfletuesi. Që të bëhet një instalim të automatizuar të WooCommerce-it, bëni hyrjen te pulti i WordPress-it tuaj, kaloni te menuja Shtojca dhe klikoni “Shtoni të Re”.

Te lloji i fushës së kërkimeve “WooCommerce,” klikoni mandej mbi “Kërkoni Shtojca”. Pasi të na gjeni, mund të shihni hollësi të tilla si hedhja në qarkullim, vlerësime dhe përshkrim. Dhe më e rëndësishmja, mund ta instaloni! Klikoni mbi “Instaloje Që Tani”, dhe WordPress-i do ta marrë prej andej.

Instalim dorazi

Metoda e instalimit dorazi lyp shkarkimin e shtojcës WooCommerce dhe ngarkimin e saj te shërbyesi juaj përmes aplikacionit FTP që parapëlqeni. Kodeksi WordPress përmban këtu udhëzime se si të bëhet kjo.

Përditësim

Përditësimet e vetvetishme do të duhej të funksiononin rrjedhshëm, por ju këshillojmë prapëseprapë të bëni një kopjeruajtje të sajtit tuaj.

Nëse pas një përditësimi hasni probleme me faqet shitore/kategori, bëni një fshirje të permalidhjeve duke kaluar te WordPress > Rregullime > Permalidhje dhe duke klikuar mbi “Ruaji.” Kjo do të duhej t’i kthente gjërat në normalitet.

Shembull të dhënash

WooCommerce-i vjen me disa të dhëna sa për shembull që mund t’i përdorni për të parë se si duken produktet; importojeni sample_products.xml përmes importuesit të WordPress-it. Mundeni gjithashtu të përdorni importuesin CSV të pjesës bazë, ose zgjerimin tonë CSV Import Suite, që të importoni sample_products.csv

FAQ

Ku mund të gjej dokumentim të WooCommerce-it dhe udhërrëfyes përdoruesi?

Për ndihmë rreth ujdisjes dhe formësimit të WooCommerce-it, ju lutemi, referojuni udhërrëfyesit tonë të përdoruesit

Për zgjerim apo zbatim temash mbi WooCommerce-in, shihni kodeksin tonë.

Ku mund të marr asistencë ose të flas me përdorues të tjerë?

Nëse ngecni, mund të kërkoni ndihmë te Forumi i Shtojcave Për WooCommerce.

Për ndihmë rreth zgjerimesh me pagesë nga WooCommerce.com, përdorni kanalin tonë të ndihmës.

A funksionon WooCommerce-i me temën time?

Po! WooCommerce-i do të funksionojë me çfarëdo teme, por mund të dojë ca stilizim. Ju lutemi, për ndihmë, shihni kodeksin tonë. Nëse po kërkoni një temë me integrim të brendshëm me WooCommerce-in, ju këshillojmë Storefront-in.

Ku mund të kërkoj veçori të reja, tema eCommerce dhe zgjerime?

Mund të votoni mbi të tilla dhe të kërkoni veçori dhe zgjerime të reja që nga tabela jonë WooIdeas

Ku mund të raportoj të meta ose të kontribuoj në projekt?

Të metat i njoftoni te depoja GitHub e WooCommerce-it. Mund t’i raportoni edhe te forumi ynë i asistencës.

Ku mund ta gjej dokumentimin e API-t REST?

Dokumentin për API-n tonë REST mund të gjeni te Dokumentime të API-t REST në WooCommerce.

WooCommerce është i mrekullueshëm! A mund të kontribuoj?

Po, mundeni! Futjuni punës te depoja jonë GitHub.

Shqyrtime

26 Mars, 2020
Why do you publish an update which causes so much harm?!?! Would be nice if you can provide the previous version.
25 Mars, 2020
Very low performance after update. I thought they add admin plugin to main plugin because fixing low performance of the first one.
23 Mars, 2020
Please developers who set up webshops! Don't rely on Woocommerce because you will be disappointed with the way templates work. Because Woocommerce uses a custom page template, most themes will put that behind a paywall. Leaving you only allowed to edit the blog and page template, and not the product page. Also they use a hierarchy so you have to edit the order of meta details. I have never seen such a poorly written plugin before. PLEASE STAY ALERT DON'T DOWNLOAD IF YOU ARE NOT SURE WHAT YOU ARE DOING!!
Lexojini krejt 3 524 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“WooCommerce” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“WooCommerce” është përkthyer në 60 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “WooCommerce” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

4.0.1 – 2020-03-18

WooCommerce
* Enhancement – Update Action Scheduler to 3.1.4. #25966
* Enhancement – Bump Woocommerce Admin dependency to version 1.0.2. #25961
* Enhancement – Update dependency woocommerce/woocommerce-admin to v1.0.3 #25975
* Fix – Add usage_count meta before using it in a query. #25882
* Fix – Corrected argument type validation in plugin installer API. #25858
* Fix – Use standard admin_url function instead of absolute path. #25884
* Fix – Reverted the performance optimization made to variation saving. #25950
* Fix – Send dummy params to evaluate_cost method to detect validation errors. #25946
* Fix – Made the package shipping check more permissive. #25916
* Fix – Fix admin notes table does not exist errors when upgrading to 4.0.x. #25891

WooCommerce Admin
* Enhancement – Onboarding: business step: add Google Ads extension install.
* Tweak – create database tables on an earlier hook to avoid conflicts with core WooCommerce.
* Fix – Add Report Extension Example: Add default props to ReportFilters.
* Fix – Product report sorting by SKU when some products don’t have SKUs.
* Fix – type warning on install timestamp in PHP 7.4.
* Fix – PHP error when WooCommerce core is Network Active on Multisites.
* Fix – missing database table errors on WooCommerce upgrade.
* Fix – undefined const WC_ADMIN_VERSION_NUMBER when WP < 5.3
* Fix – Made the admin note loading more resilient to prevent failures when loading notes with invalid content_data. #3926
* Fix – Removed replace_actionscheduler_store_class function. #3936
* Fix – Rename Google Shopping image asset. #3931
* Fix – Fix calling protected has_satisfied_dependencies on outdated plugin. #3938
* Dev – Add Changelog script.
* Dev – Fix failing tests after WC core merge.
* Dev – Bump WooCommerce tested up to tag.
* Dev – Update prestart script so readme.txt stable tag is updated.

Action Scheduler
* Fix – Re-create tables if needed on Scheduled Actions screen load. #492
* Fix – Add null action check on Scheduled Actions screen list rows. #493
* Fix – Fix context on ignored action log message. #481
* Fix – Restore scheduled action row and bulk action processing on WooCommerce Status screen. #487
* Fix – Include logs table re-create missed in #492. #495
* Fix – Ensure valid table name in save action. #498

4.0.0 – 2020-03-10

  • Thellim – Përfshirje të dhënash rreth paketave te Raport Gjendjeje Sistemi. #25584
  • Thellim – Përgjegjës i Ri WooCommerce. #25011
  • Thellim – Përditësim i varësisë woocommerce/woocommerce-blocks me v2.5.12 #25587
  • Thellim – U përditësua Planifikuesi i Veprimeve me 3.0.1. #25566
  • Thellim – Përditësim i varësisë woocommerce/woocommerce-admin me v0.25.1. #25620
  • Thellim – U përditësua varësia woocommerce/woocommerce-blocks me v2.5.13. #25696
  • Përmirësim – U shtua shënim përditësimi baze të dhënash që nga pjesa Përgjegjës WooCommerce. #25736
  • Thellim – U përditësua Planifikuesi i Veprimeve me 3.1.1. #25745
  • Thellim – Përditësim i varësisë woocommerce/woocommerce-blocks me v2.5.14 #25807
  • Thellim – Përditësim i varësisë woocommerce/woocommerce-admin me v1.0. #25620
  • Thellim – U përditësua varësia woocommerce/action-scheduler me v3.1.2. #25859
  • Funksionim – U përmirësua përgatitja më anë të klientit për ruajtje variantesh. #25382
  • Përimtim – Thellim i përmbledhjes rreth hollësive të porosisë dhe pagesës për të. #25504
  • Përimtim – Rritje në %50 e madhësisë së testit A/B për onboarding. #25501
  • Përimtim – U rrit intervali dhe përpikëria për min_price dhe max_price te tabela e kërkimit për meta produktesh. #25253
  • Përimtim – Kalim i planifikuesit të veprimeve te jashtë, përmes hartuesit. #25404
  • Përimtim – Përditëso vetëm adresën IP të klientit, kur krijohen porosi që nga pjesa e përgjegjësit. #25137
  • Përimtim – Heqje nga pjesa Përgjegjës WooCommerce e sinjalizimeve për instalime. #25502
  • Përimtim – U hoq pjesa WC Admin nga Ndihmësi i Ujdisjes, nëse qe tashmë aktiv. #25562
  • Përimtim – Vendosje e gjerësisë së tabelës për krye email-esh në 100%, për gjerësi të plotë. #25294
  • Përimtim – Titull më i thjeshtë për integrime MaxMind. #25522
  • Përimtim – Përditësim i etiketës ‘Vend’ në ‘Vend / Rajon’. #25530
  • Përimtim – përmirësim i vetëinstalimit dhe përditësimit për shtojca WooCommerce.com. #25532
  • Ndreqje – Shtim etikete mbyllëse që mungonte. #25319
  • Ndreqje – U shtua te fusha e kostove vlerësim për dërgim me tarifë fikse. #24919
  • Ndreqje – Adresë e keqformuar te llogaritësi i dërgimit për Kanadanë. #25149
  • Ndreqje – U rregulluan tarifa dërgimi paketash që të jenë të dukshme vetëm kur jepet një adresë e plotë. #25128
  • Ndreqje – Kontroll për klasë shtojce veçorie Përgjegjës WooCommerce-i përpara shtimi shënimi instalimi. #25395
  • Ndreqje – U ndreqën probleme funksionimi të shkaktuara nga procesi i gatitjes së shtojcës Cash-On-Delivery. #25512
  • Fix – Duplicate webhook deliveries. #25183
  • Ndreqje – U ndreq gabim fatal që mund të ndodhte kur thirret funksioni WC_Payment_Gateways::set_current_gateway() dhe nuk ka sesion WC. #25322
  • Ndreqje – U ndreq shtimi i shumë artikujve në shportë që prej çfarëdo faqeje paraqitjeje produkti. #24818
  • Ndreqje – U ndreq lloj përgjigjeje funksioni get_discount. #25567
  • Ndreqje – U ndreq prodhim i shumëfishtë të dhënash meta porosie is_vat_exempt order gjatë krijimi porosie. #25426
  • Ndreqje – U ndreq kontekst i gabuar ndihme për përkthyesit. #25496
  • Fix – Make WC_Shipping::is package shippable less strict. #25386
  • Ndreqje – Parandalim gabimi wp_delete_user() të papërcaktuar, kur hiqen llogari jo aktive. #25489
  • Ndreqje – U hoqën konstante dhe vetëngarkues prej programthit të çinstalimit. #25589
  • Ndreqje – U hoq shndërrimi në shkronjë të vogël për terma kërkimi produktesh, çka shkaktonte përfundime të pasakta në rast kërkimi që merr parasysh shkrimin me të vogël apo me të madhe. #25314
  • Ndreqje – U rikthye sjellja parazgjedhje për mundësinë “Vendmbërritje dërgese”. #25571
  • Ndreqje – Vendosje e CSS-së për figura në email-e të jetë max-width: 100% që kështu të mos dëmtohet gjedhja e email-eve. #24764
  • Fix – Ndreqje logjike verifikimi ujdisjeje te ndihmësi i ujdisjes së dërgimeve. #25540
  • Ndreqje – U ndreq gabim shkrimi në etiketë. #25645
  • Ndreqje – U shtuan te të dhëna skeme të strukturuara parametrat “bestRating” dhe “worstRating” që mungonin. #25667
  • Ndreqje – Zëvendësim i thirrjes Jetpack::is_staging_site të nxjerrë nga përdorimi. #25670
  • Ndreqje – Shmangie e Automattic\Jetpack\Constants në klasën kryesore të woocommerce-it. #25697
  • Ndreqje – ndryshim i emërhapësirës së klasës WC Admin Package dhe përditësim i paketës WC Admin. #25701
  • Ndreqje – Heqje shenje migrimi të plotësuar AS gjatë përditësimit, për të garantuar që migrimi AS ndodh. #25707
  • Ndreqje – formësim i shtojcës Jetpack përpara se të provohet të lidhet/regjistrohet. #25742
  • Ndreqje – Kontroll që formësimi ekziston, para thirrjes për mbulim versionesh të vjetër të JP-së. #25747
  • Ndreqje – Parandalim i fshehjes së njoftimeve për përpunim atributesh nga pulti i ri. #25757
  • Ndreqje – U ndreq sjellja e bërjes së pavlefshme të fshehtinës për veprime CRUD artikulli porosie. #25734
  • Ndreqje – Mos shfaq njoftime të përsëdytura përditësimesh te Skena Woo. #25828
  • Ndreqje – Paraprirje URL-je baze të dhënash MaxMind. #25682
  • Ndreqje – Raporti për gjendjen e sistemit duhet të identifikojë saktësisht paketa jo aktive. #25830
  • Zhvillim – Te dhënie sasish u shtua mbulim për atribut vendmbajtësesh. #25418
  • Shtim – U shtuan shtyllat tax_status dhe tax_class te tabelë kërkimi të dhënash meta produkti. #25428
  • Zhvillim – U soll për herë të parë filtri woocommerce_top_rated_widget_args. #25320
  • Zhvillim – U soll për herë të parë hook-u woocommerce_admin_process_variation_object. #24929
  • Zhvillim – U shtuan veprimesh para dhe pas liste produktesh të grupuar, për të lejuar shtim rreshtash vetjakë. #25093
  • Zhvillim – U shtua filtër për përimtim të faktit nëse ka apo jo stok të mjaftueshëm, teksa provohet të paguhet për një porosi. #25230
  • Zhvillim – U shtua paketa automattic/jetpack-constants dhe zëvendësim i kontrolleve të përkufizimeve të konstanteve PHP me të. #25516
  • Zhvillim – U shtua një triggerHandler i quajtur checkout_place_order_success për porosi të suksesshme gjatë procesit të përfundimit të blerjes. #25289
  • Zhvillim – Lejim filtrimi vlerash meta parazgjedhje brenda WC_Data::get_meta, edhe nëse s’gjendet kyç meta. #24066
  • Zhvillim – Përfshirje e paketës së hartuesit Emogrifier, në vend se të përfshihet te includes/libraries. #25525
  • Zhvillim – Sjellje e WC_Countries::get_vat_countries për të dhënë një listë vendesh që përdorin TVSH dhe ripunim i WC_Countries::get_european_union_countries për përputhshmëri me gjëra më të hershme dhe nxjerrje nga përdorimi i mundësisë për të hequr funksionimin e TVSH prej andej. Brexit, heqje e GB-së prej WC_Countries::get_european_union_countries. #24943
  • Zhvillim – U soll për herë të parë filtri woocommerce_download_product_filepath. #25485
  • Zhvillim – U soll për herë të parë filtri woocommerce_email_content_type. #25405
  • Zhvillim – U përditësuan argumentet e filtrave woocommerce_email_from_name dhe woocommerce_email_from_address për të përfshirë të dhëna parazgjedhje wp_email(). #25405
  • Zhvillim – U soll për herë të parë filtri woocommerce_shortcode_products_query_results. #25573
  • Zhvillim – U hoq hash_equals(), ngaqë s’nevojitet më. #25474
  • Zhvillim – U hoq CSS .order-actions e papërdorur. #25581
  • Zhvillim – Aplikim i woocommerce_maxmind_geolocation_database_path në migrim baze të dhënash MaxMind. #25681
  • Zhvillim – Mbulim si i .data(), ashtu edhe i .dataset, për të dhëna formularësh në kërkesa “Shtoje në shportë”. #25726

Shihni regjistër ndryshimesh për krejt versionet.