Jetpack nga WordPress.com

Përshkrim

Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.

Siguri Sajti 24/7

Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:

  • Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
  • Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
  • Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
  • Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
  • Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
  • Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.

Suksesshmëri Kulmi Ngarkese

Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:

  • Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
  • Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
  • Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
  • Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.

Administrim Sajtesh i Pamundimshëm

Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:

  • Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
  • Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
  • Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
  • Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
  • Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
  • Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
  • Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.

Asistencë Ekspertësh

Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.

Shërbime Me Pagesë

Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.

Fillojani

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Foto ekrani

  • Mbajini larg hacker-at, përmes mbrojtjes nga sulme për hyrje me zor, kontrollesh kundër malware, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe mbikëqyrje mosfunksionimi. Sigurojini të dhënat e sajtit tuaj me kopjeruatje dhe rikthime sipas nevojës.
  • Ngarkojini më shpejt faqet, dhe shërbejini prej rrjetit tonë masiv global të shpërndarjes së lëndës figurat tuaja dhe kartelat statike.
  • Përshtateni sajtin tuaj me tema, blloqe dhe widget-e WordPress të hartuar profesionalisht.
  • Promovoni nëpër kanalet tuaj të mediave shoqërore postimet, faqet dhe produktet tuaja më të reja.

Instalim

Instalim i Vetvetishëm

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Alternativa Dorazi

Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.

FAQ

Falas është Jetpack-u?

Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.

Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.

Mos do duhej të blija një plan me pagesë?

Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.

Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.

Pse më duhet një llogari WordPress.com?

Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.

Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?

Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.

Si t’i shoh statistikat e mia?

Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.

Si të kontribuoj te Jetpack-u?

Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.

Shqyrtime

18 Prill, 2020
This plug-in takes over your site. It can, I kid you not, block you from logging in and is way too heavy on your site - kills speed. Best remove it before you start and after your site is up and running, determine your exact needs.
Lexojini krejt 1 480 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 40 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

8.4.2

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 14 prill, 2020

Ndreqje të Metash

  • Të përgjithshme: shmangie përplasjesh me shtojca të tjera që ndërveprojnë me shtojcën AMP dhe shtyllën e përgjegjësit.
  • Rrëshqitje Pa Fund: shmangie dëmtimi funksionimi në sajte pa ndonjë poshtëshënim.
  • Rrëshqitje Pa Fund: shmangie e çfarëdo përplasjeje që mund të bëjë që disa postime të mungojnë te ngarkimi për Rrëshqitje Pa Fund.
  • Mjete Shëndeti Sajti: përmirësim i mesazheve për ta bërë më të lehtë përkthimin.
  • Widget Të dhënash Kontaktesh: shmangni shfaqje njoftimesh te rregullimet e widget-it, kur një kyç API është ujdisur përmes një filtri.
  • Widget Postimesh Në Krye: furnizim parazgjedhjeje për parametër të saposhtuar, për të shmangur gabime kur përdoren shtojca palësh të treta që ndërveprojnë me statistikat.

8.4.1

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 7 prill, 2020

Ndreqje të Metash

  • Secure Sign On: ndreqje përplasjeje që mund të bllokonte dikë të bëjë hyrjen në sajtin e vet përmes mundësisë Secure Sign On.

8.4

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 7 prill, 2020
  • Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-oPp

Përmirësime Kryesore:

  • Kërkim: Funksioni ynë i ri i kërkimit të Atypëratyshëm do t’ju lejojë vizitorëve tuaj të marrin përfundime kërkime sapo fillojnë të shtypin.

Thellime Punimi:

  • Vetëngarkues: përmirësim i punimit kur ngarkohet një numër i madh kartelash.
  • Blloqe: përmirësim i zbulueshmërisë së blloqeve të shumtë duke shqyrtuar fjalëkyçe të përdorur në kërkimin e blloqeve.
  • Blloqe: përmirësim i shfaqjes së njoftimeve për gabime te blloqe Jetpack të trupëzuar.
  • Blloqe: dallim më i mirë mes blloqesh të paguar dhe atyre falas.
  • Blloqe: përmirësim skeme paraparjesh stilesh blloqesh.
  • Blloqe: paraqitje blloqesh qoftë si pjesë e Koleksionit Jetpack, qoftë te kategoria përkatëse. Lyp WordPress 5.4.
  • Bllok Calendly: shfaqje e një gabimi, kur s’gjendet URL-ja e trupëzimit.
  • Pëlqime Komentesh: përmirësim funksionimi duke hequr varësinë nga Noticons.
  • Widget Të dhëna Kontakti : përmirësim i shfaqjes së njoftimeve kryesore të API-t Map.
  • CSS Vetjake: shtim mbulimi për më tepër veti CSS 3.0: maskim , rrëshqitjel, dhe nxënie objekti.
  • Njoftime pulti: lejo përdorimin e stemave të ndryshme Jetpack.
  • Trupëzime: aktivizo paraparje PDF-sh brendazi.
  • Bllok Eventbrite: ofrim mundësish shtesë drejtimi.
  • Trupëzime Facebook dhe Widget Shtojce Faqeje Facebook-u: përmirësim punimi dhe përputhshmërie me shtojca fshehtinash.
  • Widget Shtojce Faqeje Facebook-u: shtim mundësish të reja skeme (Foto Kapaku dhe Thirrje Për Veprim).
  • Gravatar Hovercards: shmangie ngarkimi objektesh Gravatar, kur nuk duhen te faqja.
  • Gravatar Hovercards: përmirësim i punimit të veçorisë duke shmangur përdorimin e jQuery-it.
  • Rrëshqitje Pa Fund: përmirësim punimi i veçorisë duke shmangur përdorimin e jQuery-it.
  • Video Jetpack: përmirësim punimi i kërkesave Video për përdorim më të mirë fshehtine.
  • Figura Përtace: përmirësim i punimi të veçorisë duke shmangur përdorimin e jQuery-t.
  • Pëlqime: përmirësim punimi kur ngarkohen burime të përdorura nga veçoria Pëlqime te pjesa e dukshme e sajtit tuaj.
  • Bllok Hartash: zvogëlim paksa i Zoom-it në harta me pika të shumta.
  • Bllok Hartash: përmirësim i pamjes së zgjedhësit të stilit të hartës.
  • Mbrojtje: përmirësim zbulimi IP-je në shërbyes që përdorin Krye vetjake IP.
  • Blloku Revue: përditësim i skemës së vendmbajtëses parazgjedhje që shfaqet kur futni për herë të parë bllokun.
  • Shëndet Sajti: shtim karte të re që ju informon për gjendjen e njëkohësimit të sajtit me WordPress.com-in.
  • Menu Shoqërorësh: shtim mbulimi për Ravelry.
  • Widget-e: shtim mbulimi për Ravelry te widget-i Ikonave për Shoqërorë.
  • Widget-e: përmirësim punimi i widget-eve Kërkimt dhe Piketë.
  • Analiza WooCommerce: shtim të dhënash shtesë te veprimtari (version shtojce,të dhëna mbi blloqe dhe kode të shkurtër).
  • Bllok WordAds: përditësim skeme shfaqjeje/fshehjeje e “fshihe në celular”.
  • WordAds: përditësim mbulimi ngarkuesi reklamash për ogle Chrome.
  • WordAds: përmirësim i punimit të shfaqjes së krejt reklamave.
  • Panel WordPress.com: bëj daljen e përdoruesit nga llogaria WordPress.com, kur provohet të dilet nga sajti.

Përmirësime përputhshmërie

  • Blloqe: garantim që krejt blloqet shfaqen hijshëm, edhe kur përdoret versioni më i ri i shtojcës Gutenberg.
  • Blloqe në sajte Ndërkombëtarë: garantim që blloqet të mund të përkthehen, kur përdoret Përshpejtues Jetpack Sajtesh.
  • Pëlqime Komentesh / Shtojcë AMP: shmangie ngarkimi Pëlqimesh nën pamje AMP.
  • Të përgjithshme: Jetpack-u tani lyp WordPress 5.3 dhe më të ri.
  • Rrjete Shumësajtësh: pikasje më e mirë e sajtit kryesor të një rrejti, kur njëkohësohen të dhëna me WordPress.com.
  • Bllok Pagesash Ripërsëritëse: sendërtim i pamjes AMP për përputhshmëri me shtojcën AMP.

Ndreqje të metash

  • Lidhje: garantim që butoni “Shkëputu” të jetë i kollajtë në celular.
  • Lidhje: ndreqje problemesh lidhjeje për sajte me një plan në gjendjen “pezull”.
  • Lidhje: përmirësim rrjedhe lidhjeje kur niset të lidhet sajti juaj që nga pulti i WordPress.com-it.
  • Pult: qartësim shprehjeje dhe shfaqjeje te karta Kopjeruajtje Backup & Skanim.
  • Pult: ndreqje problemesh skeme brenda Widget-i Statistika te pulti.
  • Blloku Formularë: ndreqje ngjyrash butoni që s’shfaqen si duhet.
  • Bllok Google Calendar: garantim që kalendarët të shfaqen si duhet, pavarësisht mundësisë për gjerësinë zgjedhur te stile blloqesh.
  • Blloku Publicize: përditësim i shprehjes në fushë mesazhi vetjak për të qartësuar se si funksionon veçoria.
  • Bllok Pinterest: kontroll për URL Pinterest të vlefshme, kur trupëzohen të tilla në një bllok të ri.
  • Blloku OpenTable: ndreqje problemi skeme, kur përdoren madhësi E gjerë dhe Gjerësi e Plotë.
  • Blloku OpenTable: ndreqje sinjalizimi PHP që ndodh kur një bllok është krijuar, por jo formësuar.
  • Blloku Pagesa Ripërsëritëse: garantim që mundësia e pagesës minimum respekton monedhën e zgjedhur për butonin.
  • Kode të Shkurtër: Ndreqje trupëzimesh pyetësorësh Crowdsignal, kur përdoret tema P2.
  • Bllok Simple Payments: shmangie problemesh, kur ngjiten adresa email te fusha e email-eve.
  • Stemë Sajti: shmangie shënimesh PHP te Përshtatësi, kur s’është caktuar ende stemë.
  • Widget-e: ndreqje përplasjesh mes disa temash dhe veçorisë live countdown te Widget-i Piketa.
  • Widget-e: shmangie problemesh shfaqjeje te Widget-i i Postimeve Kryesore, kur shfaqen postime prej Llojesh Vetjakë Postimesh.

Regjistrat e mëparshëm të ndryshimeve i shihni që këtu.