Plan

WordPress-i gjendet gjithmonë nën zhvillim. Aktualisht, punohet për Fazën 2 të projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg është një ripërfytyrim i mënyrës se si administrojmë lëndë në web. Synimi i tij është të zgjerojë hyrjen te prani internetore, çka përbën një nga themelet e bizneseve moderne të suksesshme. Faza 1 qe krijimi i përpunuesit të ri me blloqe, i cili u hodh në qarkullim me WordPress 5.0, mund ta shihni në punë e sipër këtu. Gjatë 2020-s vëmendja është përqendruar te përpunimi i plotë i sajteve, teksa vazhdojmë të përparojmë me Fazën 2.

Për 2020 projekti ka gjithashtu 7 përparësitë vijuese, siç ravijëzohen te ky postimnga drejtoresha ekzekutive e projektit, Josepha Haden:

  • Krijimi i një blloku për menu lëvizjesh.
  • Ndërtimi i një drejtorie WordPress.org për të zbuluar blloqet, dhe një rruge për instalim të rrjedhshëm të tyre.
  • Furnizimi i një rruge që përdoruesit të zgjedhin pjesëmarrje në përditësime të vetvetishme shtojcash dhe temash.
  • Furnizimi i një rruge që temat të regjistrojnë në mënyrë pamore fusha lënde, dhe ekspozim i tyre në Gutenberg.
  • Përmirësimi i fushave të përpunimit të widget-eve dhe e Përshtatësit që të mbulojë blloqe.
  • Furnizimi i një rruge që përdoruesit të zgjedhin pjesëmarrje në përditësime të vetvetishme me krejt hedhjet e rëndësishme në qarkullim të Bazës.
  • Formimi i një ekipi përzgjedhjeje për t’u marrë me 6500 çëshjte të hapura tonat në Trac.

Doni të përfshiheni? Hidhuni te Make WordPress! Mundemi përherë të përdorim më tepër persona për të na ndihmuar në përkthim, dizajn, dokumentim, zhvillim dhe marketing të WordPress-it.

Hedhje në qarkullim të planifikuara aktualisht

Ja hedhjet në qarkullim të planifikuara aktualisht, dhe lidhje për te etapat përkatëse të tyre, te ndjekësi ynë i të metave. Çfarëdo datash paraprake janë thjesht për qëllime diskutimi dhe planifikimi, dhe do të fiksohen dora-dorës që i afrohemi hedhjes në qarkullim.

Version Të planifikuara
5.5 (Trac) Gusht 2020
5.6 Dhjetor 2020
5.7 Mars 2021
5.8 Qershor 2021
5.9 Shtator 2021
6.0 Dhjetor 2021

Për më tepër të dhëna mbi radhën e hedhjeve në qarkullim të planifikuara, ju lutemi, lexoni postimin te Make WordPress Core rreth kalendar paraprak hedhjesh në qarkullim për 2020-2021.

Një muaj para një hedhjeje të re në qarkullim, veçoritë e reja ngrijnë dhe vëmendja përqendrohet tërësisht në sigurimin e cilësisë së hedhjes në qarkullim, duke asgjësuar të meta dhe duke profilizuar kodin për çfarëdo problemi funksionimi.

Një përmbledhje të hedhjeve të mëparshme në qarkullim mund ta shihni te faqja e historikut tonë.

Plani afatgjatë

While Phase 2 of Gutenberg is expected to continue at least through 2020, there are already plans for Phase 3 and 4. During the State of the Word from WordCamp US 2019, Matt shared the following vision for phases in Gutenberg:

The Four Phases of Gutenberg

  1. Easier Editing — Already available in WordPress, with ongoing improvements
  2. Customization — Full Site editing, Block Patterns, Block Directory, Block based themes
  3. Collaboration — A more intuitive way to co-author content
  4. Multi-lingual — Core implementation for Multi-lingual sites