Përshkrim
, dhe do të bulohet dhe mirëmbahet plotësisht të paktën deri më 2022, ose aq gjatë sa të jetë e nevojshme.
Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare e mirëmbajtur nga ekipi WordPress që rikthen përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe skenën “Përpunoni Postim”. Bën të mundur të përdoren shtojca që e zgjerojnë funksionimin e kësaj skene, shton kuadrate meta në stil të dikurshëm, ose që ndryshe varen nga përpunuesi i dikurshëm.
Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare WordPress, dhe do të bulohet dhe mirëmbahet plotësisht të paktën deri më 2022, ose aq gjatë sa të jetë e nevojshme.
Me një shikim të shpejtë, kjo shtojcë shton veçoritë vijuese:
- Përgjegjësit mund të përzgjedhin përpunuesin parazgjedhje për krejt përdoruesit.
- Përgjegjësi mund të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
- Kur lejohet, përdoruesit mund të zgjedhin cilin përpunues të përdorin për çdo postim.
- Çdo postim hapet në përpunuesin e fundit të përdorur, pavarësisht se cili e përpunoi i fundit. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur funksionim të qëndrueshëm kur përpunohet lëndë.
Për më tepër, shtojca Përpunuesi Klasik përfshin disa filtra që u lejojnë shtojcave të tjera të kontrollojnë rregullimet, dhe përpunuesin e zgjedhur për postim dhe për lloj postimesh.
Si parazgjedhje, kjo shtojcë fsheh krejt funksionet që mund të kihen me Përpunuesin e ri Me Blloqe (“Gutenberg”).
Foto ekrani
FAQ
- Rregullime parazgjedhje
-
Kur aktivizohet kjo shtojcë, do të rikthejë përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe do të fshehë Përpunuesin e ri Me Blloqe (“Gutenberg”).
Këto rregullime mund të ndryshohen te skena Rregullime => Shkrim. - Rregullime parazgjedhje për instalim nga rrjeti
-
Ka dy mundësi:
- Kur është e aktivizuar për krejt rrjetin, kjo shtojcë do të caktojë si parazgjedhje Përpunuesin Klasik dhe do t’i pengojë përgjegjësit dhe përdoruesit e sajteve të ndryshojnë përpunues.
Rregullimet mund të ndryshohen dhe përpunuesi parazgjedhje për krejt rrjetin mund të përzgjidhet që nga skena Rregullime Rrjeti. - Kur s’është e aktivizuar për krejt rrjetin, çdo përgjegjës sajti do të jetë në gjendje ta aktivizojë shtojcën dhe të zgjedhë mundësi për përdoruesit e vet.
- Kur është e aktivizuar për krejt rrjetin, kjo shtojcë do të caktojë si parazgjedhje Përpunuesin Klasik dhe do t’i pengojë përgjegjësit dhe përdoruesit e sajteve të ndryshojnë përpunues.
- S’’gjendt dot lidhja “Kaloni nën Përpunuesin Klasik”
-
Gjendet te menuja kryesore e Përpunuesit Me Blloqe, shihni këtë foto ekrani.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Përpunues Klasik” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues“Përpunues Klasik” është përkthyer në 56 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Përpunues Klasik” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
1.5
- U përditësuar për WordPress 5.2 dhe Gutenberg 5.3+.
- U thellua dhe u ndreq logjika e “hap postime te përpunuesi i fundit i përdorur për t’i përpunuar”.
- U ndreq shtim gjendjeje postimi që të mund të përdoret lehtësisht nga shtojca të tjera.
1.4
- U hoq kufizimi për vetëm veprimtari rrjeti te instalime rrjeti.
- U shtua mbulim për përgjegjës rrjeti të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje për tërë rrjetin.
- U ndreq lidhja e rregullimeve te sinjalizimi në skenën Rreth të rrjetit.
- Properly added the “Switch to Classic Editor” menu item to the Block Editor menu.
1.3
- U ndreq heqja e widget-it të pultit “Provoni Gutenberg-un”.
- U ndreq kusht për shfaqje njoftimi pas përmirësimi, te skena “Ç’ka të Re”. E shfaqur kur Përpunuesi Klasik është i përzgjedhur dhe përdoruesit s’mund të këmbejnë përpunues.
1.2
- U ndreq këmbimi i përpunuesve që prej skenës Shtoni (postim) të Ri, përpara se të ruhet një skicë postim.
- U ndreq një gabim shkrimi që shkaktonte ngjitjen e URL-së së përpunimi te ndryshorja e kërkesës për
classic-editor
. - U ndryshua pikasja e WordPress 5.0 të mos përdorë kontroll versioni. Ndreq një të metë kur testohet 5.1-alpha.
- U ndryshua vlera parazgjedhje e mundësisë për lejim të përdoruesve të këmbejnë përpunues në “false”.
- U shtua çaktivizimi i shtojcës Gutenberg dhe u ul versioni WordPress i domosdoshëm në 4.9.
- U shtua filtri
classic_editor_network_default_settings
.
1.1
U ndreq një e metë me të cilën mund të provohej të ngarkohej Përpunuesi Me Blloqe për lloje postimesh që nuk e mbulojnë përpunuesin, kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
1.0
- U përditësua për WordPress 5.0.
- U ndryshuan krejt emrat/referencat “Gutenberg” në “Përpunues Me Blloqe”.
- U rifreskua UI e rregullimeve.
- U hoq çaktivizimi i shtojcës Gutenberg. Kjo qe shtuar për ta testuar në WordPress 4.9. Përdoruesve që duan të ndjekin zhvillimin e Gutenberg-ut në WordPress 5.0 dhe më tej s’do t’u duhet shtojcë tjetër për ta çaktivizuar.
- U shtua mbulim për rregullime sipas përdoruesi për përpunuesin parazgjedhje.
- U shtua mbulim për përgjegjësit të caktojnë përpunuesin parazgjedhje për sajtin.
- U shtua mbulim për përgjegjësit të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
- U shtua mbulim për përgjegjës rrjetesh të pengojnë ndryshim të rregullimeve parazgjedhje nga përgjegjës sajti.
- U shtua mbulim për ruajtje të përpunuesit të përdorur së fundi për çdo postim dhe për ta hapur me të herës tjetër. E aktivizuar kur përdoruesi mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
- U shtua “post editor state” te paraqitja e postimeve te skena Postime. Shfaq përpunuesin që do të hapet për postimin. E aktivizuar kur përdoruesit mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
- U shtuan filtrat
classic_editor_enabled_editors_for_post
dheclassic_editor_enabled_editors_for_post_type
. Mund të përdoren nga shtojca të tjera për të kontrolluar ose anashkaluar përpunuesin e përdorur për një postim apo lloj postimi të veçantë. - U shtua filtri
classic_editor_plugin_settings
. Mund të përdoret nga shtojca të tjera për të anashkaluar rregullimet dhe për të çaktivizuar UI-n e rregullimeve.
0.5
- U përditësua për Gutenberg 4.1 dhe WordPress 5.0-beta1.
- U hoqën disa funksione që tani ekzistojnë te Gutenberg-u.
- U ndreq ridrejtimi mbrapsht te Përpunuesi Klasik pas parjesh rishikimesh postimesh.
0.4
- U ndreq heqja e ftesës “Provoni Gutenberg-un” kur shtojca Gutenberg s’është aktive.
- Ndreqje për të shfaqur përherë rregullimet dhe lidhjen për te rregullimet në tabelën e listës së shtojcave.
- U përditësua teksti readme.
0.3
- U përditësua mundësia nga një kutizë përzgjedhjesh te një dorë butonash rrethorë, duket më qartë. Falënderime për @designsimply, për sugjerime teksti etiketash.
- Ca përditësime të përgjithshme dhe pastrim.
0.2
- Përditësim për Gutenberg 1.9.
- Heqje sinjalizimi dhe çaktivizimi të vetvetishëm kur Gutenberg-u s’është aktiv.
0.1
Hedhja fillestare në qarkullim.