Jetpack nga WordPress.com

Përshkrim

Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.

Siguri Sajti 24/7

Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:

  • Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
  • Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
  • Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
  • Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
  • Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
  • Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.

Suksesshmëri Kulmi Ngarkese

Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:

  • Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
  • Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
  • Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
  • Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.

Administrim Sajtesh i Pamundimshëm

Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:

  • Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
  • Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
  • Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
  • Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
  • Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
  • Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
  • Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.

Asistencë Ekspertësh

Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.

Shërbime Me Pagesë

Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.

Fillojani

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Foto ekrani

  • Mbajini larg hacker-at, përmes mbrojtjes nga sulme për hyrje me zor, kontrollesh kundër malware, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe mbikëqyrje mosfunksionimi. Sigurojini të dhënat e sajtit tuaj me kopjeruatje dhe rikthime sipas nevojës.
  • Ngarkojini më shpejt faqet, dhe shërbejini prej rrjetit tonë masiv global të shpërndarjes së lëndës figurat tuaja dhe kartelat statike.
  • Përshtateni sajtin tuaj me tema, blloqe dhe widget-e WordPress të hartuar profesionalisht.
  • Promovoni nëpër kanalet tuaj të mediave shoqërore postimet, faqet dhe produktet tuaja më të reja.

Instalim

Instalim i Vetvetishëm

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Alternativa Dorazi

Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.

FAQ

A është Jetpack-u falas?

Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.

Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.

A duhet të blej një plan me pagesë?

Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.

Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.

Pse më duhet një llogari WordPress.com?

Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.

Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?

Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.

Si t’i shoh statistikat e mia?

Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.

Si mund të jap ndihmesë në Jetpack?

Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.

Shqyrtime

Installing Jetpack on my sites has been my WORST nightmare with WordPress. Slowed them down so much used up all my quota of webhost resources. "Exceeded Resources" was a norm for me till I disconnected my sites from WordPress.com. They don't make it simple and straightforward to disconnect JetPack entirely either do they? Disconnecting JetPack/ WordPress.om was like finding a needle in a haystack. Hmmmm so much for improved security. The disadvantages, to me, are a whale-tonne more than the advantages... if any.
Lexojini krejt 1 494 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 41 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

8.5

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 5 Maj, 2020
  • Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-p00

Përmirësime Kryesore:

  • Lojtës Podcast-esh: tanimë mund të trupëzoni dhe të luani episode së fundi podcast-esh në çfarëdo postime apo faqe.

Thellime Punimi:

  • Komente: përditësim i mënyrës se si depozitohen llojet e komenteve, për të qenë plotësisht të përputhshëm me ndryshimet e afërta te Baza e WordPress-it.
  • Bllok OpenTable: shtim i një njoftimi sinjalizimi kur ndërthurja e stilit të përzgjedhur me mundësitë e përzgjedhura për drejtimin mund të shkaktojnë probleme shfaqjeje.
  • Publicize: lejim i të zotëve të sajtit të ujdisin një filtër për aktivizim trupëzimi mediash drejt e në trupëzime Twitter.
  • Bllok Revue: shtim mundësish të reja përshtatjeje.
  • Kërkim: shtim mundësie të re për formësim të mbishtresës Kërkim i Atypëratyshëm.
  • Sync: përmirësim i punës së procesit të njëkohësimeve në sajte me shtojca që prodhojnë një sasi të rëndësishme postimesh.

Përmirësime përputhshmërie

  • Bllok Reklamash: garantim përputhshmërie të plotë të veçorisë me shtojcën AMP.
  • Rrotullame: garantim përputhshmërie të plotë të veçorisë me shtojcën AMP.
  • Trupëzime: garantim që krejt recetat, si dhe trupëzimet Google Maps dhe ato Scribd, të mund të shihen pa gabime nën parje me AMP.
  • Të përgjithshme: kur përdoret një version beta i Jetpack-ut përmes shtojcës Jetpack Beta, lejo që lidhjet Shumësajtësh të administrohen te Përgjegjësi i Rrjetit.
  • Kode të shkurtër: përmirësim i sjelljes së kodit të shkurtër për Arkiva, nën pamjen AMP.
  • Widget-e: garantim që widget-et Twitter Timeline dhe Internet Defense League të jenë të përputhshëm me shtojcën AMP.

Ndreqje të metash

  • Pult: ndreqje problemi skemash, kur përdoret këmbyesi mujor / vjetor te pulti Jetpack.
  • Formular Kontaktesh: shmangie kërkesash të panevojshme ndaj API-t të Akismet-it.
  • Crowdsignal: ndreqje trupëzimesh pyetësorësh, kur postimet ngarkohen përmes Rrëshqitjes Pa Fund.
  • Trupëzime: dhënie mesazhi të dobishëm, kur PDF-ra të brendshëm s’mund të shfaqen në shfletues celularësh.
  • General: fix comment notification overrides that direct moderation links to the WordPress.com interface.
  • Të përgjithshme: përmirësim i njoftimeve mbi hook-ë të nxjerrë nga përdorimi, për të trajtuar funksione anonimë.
  • Mjete Shëndeti Sajti: reduktim pozitivësh të rremë në teste lidhjeje të Jetpack-ut.
  • Bllok Diapozitivash: shmangie problemesh skeme, kur një bllok shtohet te një bllok shtyllash.
  • Bllok Pajtimesh: ndreqje e një çështjeje skeme te kuadrati i dhënies së email-eve.
  • Sync: përmirësoni funksionimin e procesit të njëkohësimit kur bëhet fjalë për një sasi të madhe feedback-u Akismet.

Regjistrat e mëparshëm të ndryshimeve i shihni që këtu.