Jetpack nga WordPress.com

Përshkrim

Siguri, funksionim, dhe administrim sajti: rruga më e mirë për te WordPress është përmes Jetpack-ut.

Siguri Sajti 24/7

Jetpack-u është elementi i sigurisë së sajtit tuaj, që ju ruan nga sulme hyrjesh me zor dhe hyrje të paautorizuara. Mbrojtja bazë është përherë falas, ndërkohë që planet me pagesë shtojnë kopjeruajtje të zgjeruara ndreqje të automatizuara. Suita e plotë Jetpack e mjeteve të sigurisë së sajtit përfshin:

  • Mbrojtje nga sulme hyrjesh me zor, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe vëzhgim për mosfunksionim.
  • Kopjeruajtje të krejt sajtit tuaj, një herë në ditë ose aty për aty.
  • Hyrje të siguruara me mirëfilltësim dyfaktorësh opsional.
  • Kontrolle për malware, kontrolle kodi, dhe zgjidhje e automatizuar kërcënimesh.
  • Një regjistrim i çdo ndryshimi dhe përditësimi në sajtin tuaj, për të thjeshtuar diagnostikimin.
  • Asistencë e shpejtë, me përparësi, nga ekspertë WordPress-i.

Suksesshmëri Kulmi Ngarkese

Aktivizoni mjete përshpejtuesi sajti dhe shihni se si ulen kohët e ngarkimit të faqeve tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm global të shërbyesve, dhe do të përshpejtojmë sajtin tuaj për celular, që të zvogëlohet përdorimi i internetit (dhe kursehen para!). Lidheni Jetpack-un që të përfitoni:

  • Kartela figurash dhe statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyes nga shërbyesit tanë, jo tuajt.
  • Kërkim në sajt dhe për lëndë të afërt bazuar në Elasticsearch, për përfundime që kanë kuptim, pa shteruar fuqitë e shërbyesve tuaja.
  • Ngarkim figurash “me përtesë”, për punim më të shpejtë në celular.
  • Video pa kufi dhe me shpejtësi të lartë, përmes rrjetit tonë të shpërndarjes së lëndës.

Administrim Sajtesh i Pamundimshëm

Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet:

  • Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për të kuptuar publikun tuaj.
  • Qindra tema profesionale, për një sajt profesional, pavarësisht se sa ekzotik mund të jetë.
  • Mjete intuitive dhe të fuqishme për përshtatje, që sajti juaj të jetë në rangun e markës tuaj.
  • Butona të thjeshtë pagesash PayPal për shitje produktesh dhe shërbimesh.
  • Mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com, që të maksimizoni shtrirjen tuaj.
  • Program reklamash që përfshin ajkën nga AdSense, Facebook Ads, AOL, Amazon, Google AdX, dhe Yahoo.
  • Integrim me aplikacione zyrtare WordPress për celular, që të administroni sajtin tuaj prej ngado.

Asistencë Ekspertësh

Kemi një ekip të tërë Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju ndihmuar. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni me ne drejtpërsëdrejti.

Shërbime Me Pagesë

Krahasoni planet tona të thjeshtë dhe të arritshëm ose bëni një tur produkti që të mësoni më shumë.

Fillojani

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Foto ekrani

  • Mbajini larg hacker-at, përmes mbrojtjes nga sulme për hyrje me zor, kontrollesh kundër malware, filtrim mesazhesh të padëshiruar, dhe mbikëqyrje mosfunksionimi. Sigurojini të dhënat e sajtit tuaj me kopjeruatje dhe rikthime sipas nevojës.
  • Ngarkojini më shpejt faqet, dhe shërbejini prej rrjetit tonë masiv global të shpërndarjes së lëndës figurat tuaja dhe kartelat statike.
  • Përshtateni sajtin tuaj me tema, blloqe dhe widget-e WordPress të hartuar profesionalisht.
  • Promovoni nëpër kanalet tuaj të mediave shoqërore postimet, faqet dhe produktet tuaja më të reja.

Instalim

Instalim i Vetvetishëm

Instalimi është falas, i shpejtë, dhe i lehtë. Instalojeni Jetpack-un që nga sajti ynë, në pak minuta.

Alternativa Dorazi

Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose përditësojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet e hollësishme.

FAQ

Falas është Jetpack-u?

Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.

Këtu përfshihen: statistika sajti, një CDN high-speed për figurat, postime të afërta, mbikëqyrje kohësh mospunimi, mbrojtje nga sulme të llojit brute force, ndarje të automatizuar me të tjerët në rrjete shoqërore, përshtatje anështyllash, dhe mjaft të tjera.

Mos do duhej të blija një plan me pagesë?

Shërbime Jetpack me pagesë përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim video, përfitim vlerash monetare nga sajti, mjete SEO, kërkim, asistencë me përparësi, etj.

Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimet WordPress që ofrojmë, vizitoni faqen tonë të krahasimit të planeve.

Pse më duhet një llogari WordPress.com?

Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.

Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?

Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.

Si t’i shoh statistikat e mia?

Pasi të keni instaluar Jetpack-un statistika tuaj do të gjenden te WordPress.com/Stats, te aplikacionet WordPress zyrtare për celular, dhe pulti juaj Jetpack.

Si të kontribuoj te Jetpack-u?

Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.

Shqyrtime

30 Qershor, 2020
I am in love with this Plugin. It gave me everything in a single package.
18 Qershor, 2020
Plugin perfecto, con una gran cantidad de posibilidades. Muchas gracias por su trabajo
15 Qershor, 2020
This has to be the worst plugin in WordPress to have normal setup and use. I'm rebuilding my entire site where I used Jetpack. First the development was on my local PC and jetpack will not allow you to setup anything or connect. So... I moved it to a sub-domain which today as I'm nearing completion and doing final QA before moving to my permanent domain. But no... Jetpack doesn't allow that either No sub-domains. Every other plugin allows you to install, configure and login if necessary when you are in development or test. How do they expect you to make sure your site is functioning correctly? I guess they don't
Lexojini krejt 1 505 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Jetpack nga WordPress.com” është përkthyer në 41 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Jetpack nga WordPress.com” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

8.6.1

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 2 qershor, 2020

Ndreqje të Metash

  • Zgjidh njoftim PHP kur prodhohen Twitter Cards për postime me figura pa pasur të ruajtura të dhëna madhësie.
  • Zgjidh një çështje që mund të shpjerë te kërkesa SQL me tepricë.

8.6

  • Datë hedhjeje në qarkullim: 2 qershor, 2020
  • Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-pb1

Përmirësime Kryesore:

  • Bllok Krahasoni Figura: shfaqni fotot tuaja përpara / pas! Ky bllok i ri ju lejon të krahasoni lehtësish me një rrëshqitës dy figura.
  • Bllok Postime Më të Reja Instagram: ky bllok ju lejon të futni lista të postimeve tuaj më të rinj prej prurjesh Instagram, në çfarëdo postimi apo faqe të sajtit tuaj.

Thellime Punimi:

  • Blloqe: shtim mundësish të reja për RSVP, Regjistrim, Takim, dhe formular Përshtypjesh te blloku ekzistues Formularë.
  • Blloqe: shtim mundësie të re gjerësish te fusha të bllokut Formular.
  • Blloqe: shtim i më tepër mundësish përshtatjeje për bllokun Pajtime.
  • Blloqe: përdorim i stemës së Mailchimp-it për ikonën e bllokut Mailchimp.
  • Blloqe: shtim tejtëdhënash Schema.org te blloku Vlerësim Me Yje.
  • Blloqe: shtim mundësish vendosjesh sipas një drejtimi të dhënë të butonit të bllokut Revistë.
  • Blloqe: shtim i një shembulli përdorimi të bllokut Lojtës Podkastesh.
  • Rrotullame: mundësi e re për të hequr fushën e formularit të Komenteve nga pamja Rrotullame.
  • Rrjedhë Lidhjeje: shtim mjetesh të reja që lejojnë për një mirëseardhje më të mirë në Jetpack, për të zotë sajtesh Jetpack të rinj.
  • Rrjedhë Lidhjeje: garantim që lidhja mund të ndodhë në sajte që mund të jenë pakëz të ngadaltë.
  • Pult: shtim ndarjesh të reja për veçorinë Kontroll, që vjen s’afërmi.
  • Pult: lejim kopjimi të kollajtë të URL-ve të Hartës së Sajtit që nga brenda pultit.
  • Rrëshqitje Pa Fund: shtim mbulimi për xhirim programthesh brendazi.
  • Funksionim: përmirësim i vetëngarkimit të mundësive të Jetpack-ut.
  • Twitter Cards: përdorim mediash shtesë, specifike për postimin, për etiketa kartash Twitter.
  • Njëkohësim: veçori e re eksperimentale që synon të minimizojë ndikimin e Njëkohësimit mbi shërbyes, duke i bërë asinkrone veprimet e Njëkohësimit të ndërmarra nga WordPress.com.
  • Panel WordPress.com: heqje e lidhjes “Rekomandime”, të nxjerrë në pension.
  • Përpunues Blloqesh WordPress.com: ofrim i një mundësie për “Kaloni te Përpunuesi Klasik”.

Përmirësime përputhshmërie

  • Blloqe: garantim që blloku Video mundet ende të përdoret për të ngarkuar video me versionin më të ri të shtojcës Gutenberg.
  • Mjete lidhjesh: sigurim përputhshëmrie më të mirë me shtojca të tjera që mund të bazohen në një lidhje Jetpack.
  • Formular Kontaktesh: përmirësim përputhshmërie me shërbimin Akismet.
  • Google Analytics: sigurim përputhshmërie me shtojcën AMP.
  • Kode të shkurtër & Trupëzime: garantim që kodet për shfaqje diapozitivash dhe për TED të jenë të përputhshëm me shtojcën AMP.
  • SSO: lejim shtojcash palësh të treta të përdorin formular hyrjesh Hyrje e Sigurt të Jetpack-ut.
  • Widget-e: garantim që widget-i Cookies & Consent të jetë i përputhshëm me shtojcën AMP.
  • API RESt WordPress.com: përmirësim përputhshmërie me përpunuesin me blloqe.

Ndreqje të metash

  • Blloqe: shmangie problemesh skeme me butonin e bllokut OpenTable.
  • Blloqe: ndreqje emërtimi atributesh SVG.
  • Blloqe: ndreqje përputhshmërie me Rrëshqitjen Pa Fund
  • Blloqe: përmirësim i shfaqjes së monedhave në bllokun Pagesa Ripërsëritëse.
  • Blloqe: garantim që ikonat e Lojtësit të Podkasteve janë përherë të dukshme, madje edhe në sajte ku WordPress gjendet në një nëndrejtori.
  • Pult: shmangie te Pulti Jetpack figure profili të dëmtuar.
  • Trupëzime: reshtje e përdorimit të mundësisë WordPress të nxjerrë nga përdorimi.
  • Trupëzime: garantim se vizatohen krejt trupëzimet e vlefshme Spotify.
  • Rrëshqitje Pa Fund: ndreqje problemesh me sajte që mund të përshtatin kërkesa postimi.
  • Postime të afërta: shmangie bërjesh kërkesash për postime të afërta në postime të trupëzuara.
  • Kërkim: ndreqje problemesh me skemën e Kërkimit të Atypëratyshëm, kur numri i postimeve për faqe caktohet më tepër se 20.
  • Përshpejtues Sajti: shmangie dëmtimi lidhjesh, kur lidhen figura Wikimedia.
  • Mjete Shëndeti Sajti: ndreqje problemi që pengonte fushën Shëndet Sajti WordPress të plotësojë krejt kontrollet.
  • Njëkojësim: garantim që të dhënat trajtohen saktë, kur përshtatet funksionimi i Njëkohësimit.
  • Mjete Temash: shtim vlere të saktë schema.org për Jetpack Breadcrumbs.

Regjistrat e mëparshëm të ndryshimeve i shihni që këtu.