Përpunues Klasik

Përshkrim

, dhe do të bulohet dhe mirëmbahet plotësisht të paktën deri më 2022, ose aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare e mirëmbajtur nga ekipi WordPress që rikthen përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe skenën “Përpunoni Postim”. Bën të mundur të përdoren shtojca që e zgjerojnë funksionimin e kësaj skene, shton kuadrate meta në stil të dikurshëm, ose që ndryshe varen nga përpunuesi i dikurshëm.

Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare WordPress, dhe do të bulohet dhe mirëmbahet plotësisht të paktën deri më 2022, ose aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Me një shikim të shpejtë, kjo shtojcë shton veçoritë vijuese:

  • Përgjegjësit mund të përzgjedhin përpunuesin parazgjedhje për krejt përdoruesit.
  • Përgjegjësi mund të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
  • Kur lejohet, përdoruesit mund të zgjedhin cilin përpunues të përdorin për çdo postim.
  • Çdo postim hapet në përpunuesin e fundit të përdorur, pavarësisht se cili e përpunoi i fundit. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur funksionim të qëndrueshëm kur përpunohet lëndë.

Për më tepër, shtojca Përpunuesi Klasik përfshin disa filtra që u lejojnë shtojcave të tjera të kontrollojnë rregullimet, dhe përpunuesin e zgjedhur për postim dhe për lloj postimesh.

Si parazgjedhje, kjo shtojcë fsheh krejt funksionet që mund të kihen me Përpunuesin e ri Me Blloqe (“Gutenberg”).

Foto ekrani

  • Rregullime përgjegjësi te skena Rregullime-> Shkrim.
  • Rregullime përdoruesi te skena Profil. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • "Lidhje veprimesh" për të zgjedhur përpunues alternativ. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Lidhje për të kaluar nën Përpunuesin Me Blloqe teksa përpunohet një postim te Përpunuesi Klasik . E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Lidhje për të kaluar nën Përpunuesin Klasik teksa përpunohet një postim te Përpunuesi Me Blloqe. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Rregullime rrjeti për të përzgjedhur përpunuesin parazgjedhje për rrjetin dhe për t’u lejuar përgjegjësve të sajteve ta ndryshojnë atë.
  • Lidhja “Kaloni nën Përpunuesin Klasik”.

FAQ

Rregullime parazgjedhje

Kur aktivizohet kjo shtojcë, do të rikthejë përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe do të fshehë Përpunuesin e ri Me Blloqe (“Gutenberg”).
Këto rregullime mund të ndryshohen te skena Rregullime => Shkrim.

Rregullime parazgjedhje për instalim nga rrjeti

Ka dy mundësi:

  • Kur është e aktivizuar për krejt rrjetin, kjo shtojcë do të caktojë si parazgjedhje Përpunuesin Klasik dhe do t’i pengojë përgjegjësit dhe përdoruesit e sajteve të ndryshojnë përpunues.
    Rregullimet mund të ndryshohen dhe përpunuesi parazgjedhje për krejt rrjetin mund të përzgjidhet që nga skena Rregullime Rrjeti.
  • Kur s’është e aktivizuar për krejt rrjetin, çdo përgjegjës sajti do të jetë në gjendje ta aktivizojë shtojcën dhe të zgjedhë mundësi për përdoruesit e vet.
S’’gjendt dot lidhja “Kaloni nën Përpunuesin Klasik”

Gjendet te menuja kryesore e Përpunuesit Me Blloqe, shihni këtë foto ekrani.

Shqyrtime

26 Korrik, 2020
I simply cannot get used to the new Gutenberg editor and this saves my sanity. I only just realized you cannot upload PDF files which I needed to do for the minutes of a meeting. The classic editor allowed me to do this just like before.
23 Korrik, 2020
today i decided to given Gutenberg a try on one my projects. 1 hour later and doing some thinking and fiddling. if your website contains hundreds of posts and custom fields to manage Gutenberg is simply NOT a good option for you because converting your content to make it compatible. and even you are using a new install of wordpress chances you are using a theme that does not necessarily fully support the new editor.
20 Korrik, 2020
Hi, I just wanna say thanks to you, i still remember when i update my wordpress to new version i can't add new posts with new method, and you came up with this plugin.
Lexojini krejt 858 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Përpunues Klasik” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Përpunues Klasik” është përkthyer në 56 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Përpunues Klasik” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

1.5

  • U përditësuar për WordPress 5.2 dhe Gutenberg 5.3+.
  • U thellua dhe u ndreq logjika e “hap postime te përpunuesi i fundit i përdorur për t’i përpunuar”.
  • U ndreq shtim gjendjeje postimi që të mund të përdoret lehtësisht nga shtojca të tjera.

1.4

  • U hoq kufizimi për vetëm veprimtari rrjeti te instalime rrjeti.
  • U shtua mbulim për përgjegjës rrjeti të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje për tërë rrjetin.
  • U ndreq lidhja e rregullimeve te sinjalizimi në skenën Rreth të rrjetit.
  • Properly added the “Switch to Classic Editor” menu item to the Block Editor menu.

1.3

  • U ndreq heqja e widget-it të pultit “Provoni Gutenberg-un”.
  • U ndreq kusht për shfaqje njoftimi pas përmirësimi, te skena “Ç’ka të Re”. E shfaqur kur Përpunuesi Klasik është i përzgjedhur dhe përdoruesit s’mund të këmbejnë përpunues.

1.2

  • U ndreq këmbimi i përpunuesve që prej skenës Shtoni (postim) të Ri, përpara se të ruhet një skicë postim.
  • U ndreq një gabim shkrimi që shkaktonte ngjitjen e URL-së së përpunimi te ndryshorja e kërkesës për classic-editor.
  • U ndryshua pikasja e WordPress 5.0 të mos përdorë kontroll versioni. Ndreq një të metë kur testohet 5.1-alpha.
  • U ndryshua vlera parazgjedhje e mundësisë për lejim të përdoruesve të këmbejnë përpunues në “false”.
  • U shtua çaktivizimi i shtojcës Gutenberg dhe u ul versioni WordPress i domosdoshëm në 4.9.
  • U shtua filtri classic_editor_network_default_settings.

1.1

U ndreq një e metë me të cilën mund të provohej të ngarkohej Përpunuesi Me Blloqe për lloje postimesh që nuk e mbulojnë përpunuesin, kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.

1.0

  • U përditësua për WordPress 5.0.
  • U ndryshuan krejt emrat/referencat “Gutenberg” në “Përpunues Me Blloqe”.
  • U rifreskua UI e rregullimeve.
  • U hoq çaktivizimi i shtojcës Gutenberg. Kjo qe shtuar për ta testuar në WordPress 4.9. Përdoruesve që duan të ndjekin zhvillimin e Gutenberg-ut në WordPress 5.0 dhe më tej s’do t’u duhet shtojcë tjetër për ta çaktivizuar.
  • U shtua mbulim për rregullime sipas përdoruesi për përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtua mbulim për përgjegjësit të caktojnë përpunuesin parazgjedhje për sajtin.
  • U shtua mbulim për përgjegjësit të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
  • U shtua mbulim për përgjegjës rrjetesh të pengojnë ndryshim të rregullimeve parazgjedhje nga përgjegjës sajti.
  • U shtua mbulim për ruajtje të përpunuesit të përdorur së fundi për çdo postim dhe për ta hapur me të herës tjetër. E aktivizuar kur përdoruesi mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtua “post editor state” te paraqitja e postimeve te skena Postime. Shfaq përpunuesin që do të hapet për postimin. E aktivizuar kur përdoruesit mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtuan filtrat classic_editor_enabled_editors_for_post dhe classic_editor_enabled_editors_for_post_type. Mund të përdoren nga shtojca të tjera për të kontrolluar ose anashkaluar përpunuesin e përdorur për një postim apo lloj postimi të veçantë.
  • U shtua filtri classic_editor_plugin_settings. Mund të përdoret nga shtojca të tjera për të anashkaluar rregullimet dhe për të çaktivizuar UI-n e rregullimeve.

0.5

  • U përditësua për Gutenberg 4.1 dhe WordPress 5.0-beta1.
  • U hoqën disa funksione që tani ekzistojnë te Gutenberg-u.
  • U ndreq ridrejtimi mbrapsht te Përpunuesi Klasik pas parjesh rishikimesh postimesh.

0.4

  • U ndreq heqja e ftesës “Provoni Gutenberg-un” kur shtojca Gutenberg s’është aktive.
  • Ndreqje për të shfaqur përherë rregullimet dhe lidhjen për te rregullimet në tabelën e listës së shtojcave.
  • U përditësua teksti readme.

0.3

  • U përditësua mundësia nga një kutizë përzgjedhjesh te një dorë butonash rrethorë, duket më qartë. Falënderime për @designsimply, për sugjerime teksti etiketash.
  • Ca përditësime të përgjithshme dhe pastrim.

0.2

  • Përditësim për Gutenberg 1.9.
  • Heqje sinjalizimi dhe çaktivizimi të vetvetishëm kur Gutenberg-u s’është aktiv.

0.1

Hedhja fillestare në qarkullim.