Gutenberg

Përshkrim

“Gutenberg” është një emër i koduar për një mënyrë krejt të re pune në ndërtim dhe botim sajtesh WordPress, që synon të revolucionarizojë krejt mënyrën e publikimit, siç bëri Gutenberg-u me fjalën e shkruar. Hëpërhë, projekti gjendet në fazën e parë të procesit me katër faza që do të prekë çdo pjesë të WordPress-it — Përpunimin, Përshtatjen, Bashkëpunimin dhe Të qenët Shumëgjuhësh — dhe përqendrohet në një mënyrë të re përpunimesh, përpunuesin me blloqe.

Përpunuesi me blloqe sjell për herë të parë një trajtim modular të faqeve dhe postimeve: çdo pjesë lënde te përpunuesi, nga një paragraf e deri te një galeri figurash apo një titull lajmesh,është bllok më vete. Dhe njësoj si blloqet materiale, blloqet WordPress mund të shtohen, të sistemohen dhe risistemohen, duke u lejuar përdoruesve WordPress të krijojnë faqe të pasura me media, përmes një rruge pamore intuitive — dhe pa zgjidhje nga halli, të tilla si kode të shkurtër apo HTML të përshtatur.

Përpunuesi me blloqe së pari u hodh në qarkullim më dhjetor të 2018-s, dhe jemi ende duke u marrë me përimtimin e funksionimit të tij, duke krijuar më shumë blloqe dhe blloqe më të mirë, dhe duke sheshuar rrugën për tre fazat pasuese të punës. Shtojca Gutenberg ju sjell version më të ri të përpunuesit me blloqe, që të mund të testoni bashkë me ne veçori të fjalës së fundit, të filloni të eglendiseni me blloqet, dhe ndoshta të frymëzoheni për të krijuar bllokun tuaj.

Zbuloni Më Tepër

  • Dokumentim Përdoruesi: Për dokumentim të hollësishëm mbi përdorimin e përpunuesit si dikush që krijon postime dhe faqe, shihni dokumentimin e Përpunuesit WordPress.

  • Dokumentim për Zhvilluesit: Zgjerimi dhe përshtatja janë në thelb të platformës WordPress, për përkujdesore, dokumentim dhe referencë API të thelluara, se si të zgjerohet përpunuesi, shihni te Dokumentim Për Zhvilluesit.

  • Kontribues: Gutenberg-u është një projekt me burim të hapur dhe mirëpret krejt kontribuesit, nga programuesit e deri te ata që merren me dizajn, nga shkrimi i dokumentimit deri te vënia në provë. Për krejt hollësitë se si mund të ndihmoni, shihni Librin e Kontributorit.

Qendra e zhvillimeve për projektin Gutenberg gjendet në Github, te: https://github.com/wordpress/gutenberg

Diskutimi për projektin zhvillohet te Make Blog dhe kanali #core-editor në Slack, të dhëna regjistrimi në to.

Blloqe

Kjo shtojcë furnizon 1 bllok.

core/social-link-
Gutenberg

FAQ

Si mund të dërgoj përshtypje ose të marr ndihmë lidhur me një të metë?

Do të donim shumë të shihnim raportime të metash nga ju, sugjerime për veçori të reja dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera! Ju lutemi, shkoni te faqet e problemeve në GitHub që të kërkoni për çështje ekzistuese ose për të hapur një të re. Teksa do të përpiqemi të merremi me probleme e raportuara këtu te forumi i shtojcës, do të merrni një përgjigje më të shpejtë (dhe reduktoni përsëdytje përpjekjesh) duke e mbajtur gjithçka të centralizuar te depoja GitHub.

Po Më Tej për Projektin?

Katër fazat e projektit janë Përpunim, Përshtatje, Bashkëpunim dhe Të qenët Shumëgjuhësh. Më tepër rreth projektit dhe fazave mund të dëgjoni nga bisedat e Matt-it në “State of the Word”, për 2019-n dhe 2018-n. Veç kësaj, mund të ndiqni përditësime te blogu Make WordPress Core.

Ku Mund të Lexoj Më Shumë Rreth Gutenberg-ut?

Shqyrtime

28 Qershor, 2020
If I wanted to post on Medium.com, I could just go there and post. This isn't a more powerful editor — it massively limits what you can accomplish with WordPress. Please, for the love of god just put it in the trash bin and pretend like Gutenberg never happened. The only reason I still use WordPress is because I've already invested the time in figuring it out, and they still have the ability to turn on the classic editor and pretend like Gutenberg doesn't exist. I'm moving to Squarespace or Wix the moment they get rid of the classic editor.
27 Qershor, 2020
Unintuitive plugin, we were much better off with the classic editor.
25 Qershor, 2020
This is worst editor I have ever seen. My client expects something E A S Y to use for non-technical person, while this thing is just.... HORRIBLE. And I am unable to return to default classic editor w/o plugins. That is just insane....
25 Qershor, 2020
I use WordPress from six years in my day job - I just cannot format and sample page
Lexojini krejt 3 139 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Gutenberg” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Gutenberg” është përkthyer në 47 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Gutenberg” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Shënime ndryshimesh

Që të lexoni regjistrin e ndryshimeve për Gutenberg 8.4.0, ju lutemi, kaloni te faqja e hedhjeve në qarkullim.