Përshkrim
Shtojca më popullore WordPress për gati gjithçka.
Mjete sigurie, funksionimi, marketingu dhe skicimi — Jetpack-u është krijuar nga ekspertë WordPress-i për t’i bërë sajtet WP më të sigurt dhe më të shpejtë, dhe për t’ju ndihmuar të shtoni trafikun tuaj në to.
SIGURI E AUTOMATIZUAR SAJTI 24/7
E ruajmë sajtin tuaj, që kështu të mund të xhironi sajtin ose biznesin tuaj. Siguria Jetpack ofron siguri sajtesh WordPress të kollajshme në përdorim, të plotë, përfshi kopjeruajtje të atypëratyshme të automatizuara dhe rikthim të lehtë, kontroll për malware, dhe mbrojtje nga mesazhe të padëshiruar. Veçori të tilla thelbësore si mbrojtje nga hyrjet me zor dhe mbikëqyrje kohe punimi / mosfunksionimi janë falas.
- Kopjeruajeni automatikisht sajtin tuaj, aty për aty, dhe rikthejeni në punë në çfarëdo kohe, me një klikim. Depozitë e pakufizuar për kopjeruajtjen tuaj. I shkëlqyer për shitore eTregtie, veçanërisht Woo.
- Përsëdytni, klononi ose migroni lehtësisht sajtin tuaj, qoftë kur doni të krijoni një sajt provë të ri, qoftë kur kaloni në një strehë të re.
- Shihni çdo ndryshim sajti dhe cili e bëri, me regjistrin e veprimtarisë, i shkëlqyer për bashkërendim, ndreqje të metash, mirëmbajtje, apo diagnostikim.
- Kontroll i automatizuar për malware dhe kërcënime të tjera kodi. Ndreqje me një klikim, për rikthim të sajtit tuaj.
- Bllokoni komente të padëshiruar dhe përgjigje të padëshiruara në formularë, përmes veçorive anti spam të furnizuara nga Akismet-i.
- Mbrojtje nga sulme hyrjeje me zor, për ta mbrojtur faqen tuaj WordPress të hyrjeve nga sulmet.
- Mbikëqyrni kohë punimi / mosfunksionimi të sajtit tuaj dhe merrni përmes email-i një sinjalizim të menjëhershëm, në rast ndryshimi.
- Hyrje e sigurt, bazuar në WordPress.com, e përdorur nga miliona sajte me 2FA (mirëfilltësim dyfaktorësh) opsional, për mbrojtje ekstra.
- Vetëpërditësim shtojcash individuale, për mirëmbajtje dhe administrim të lehtë të sajtit.
SHPEJTËSI DHE FUNKSIONIM KULMOR
Arrini shpejtësi sajti tmerrësisht të lartë përmes Jetpack-ut, shtojca kryesuese WP e krijuar për të shfrytëzuar fuqinë e AMP-së, një mjet që ndihmon të optimizohet sajti juaj në pajisje celulare. CDN-ja (rrjeti i shpërndarjes së lëndës) falas i Jetpack-ut optimizon automatikisht figurat tuaja. Vështroni se si ulen kohët e ngarkimit për faqet tuaja — do t’i optimizojmë figurat tuaja dhe do t’i shërbejmë prej rrjetit tonë të fuqishëm mbarëbotëror, dhe do ta shpejtojmë sajtin tuaj në pajisje celulare, për të ulur përdorimin e të dhënave dhe për t’ju kursyer para!
- Jetpack-u është bërë tok me Google AMP për të krijuar grupin e mjeteve më të mirë, të funksionimit më të mirë, all-in-one, për WordPress. Duke përdorur Jetpack-un dhe AMP-në tok, do të merrni krejt veçoritë që ju duhen për të krijuar një sajt të hijshëm, të shpejtë, modern, pa u dashur programim.
- CDN Figurash për figura dhe kartela statike, të tilla si CSS dhe JavaScript, shërbyer prej shërbyesve tanë, jo prej tuajve, çka ju kursen para dhe trafik të dhënash.
- Figura me “ngarkim dembel” për funksionim super të shpejtë, madje edhe në celular. Ngarkimi dembel në Jetpack vonon automatikisht ngarkimin e mediave në postimet dhe faqet tuaja, deri sa vizitorët tuaj të rrëshqasin poshtë atje ku ato duken në faqe.
- Strehimi i pakufishëm, falas dhe shpejtësi të mëdha transmetimi për videot e mban fokusin në lëndën tuaj, jo në reklama apo rekomandime që i çojnë njerëzit jashtë sajtit tuaj.
- Kërkimi në sajt i përshtatur është në mënyrë të pabesueshme i fuqishëm dhe i ndryshueshëm. I ndihmon vizitorët tuaj të gjejnë lëndën e duhur, që kështu të mund të lexojnë dhe blejnë më tepër. Funksionon bukur me sajte WooCommerce / eTregtie, për të ndihmuar në filtrim produktesh, që kështu klientët të marrin më shpejt atë që duan në sajtin tuaj.
- E këshillueshme të përdoret me WP Super Cache për shpejtësi përfundimtare sajtesh WordPress.
MJETE TË FUQISHME PËR RRITJE
Krijoni dhe përshtatni sajtin tuaj WordPress, optimizojeni për vizitorë dhe të ardhura, dhe kënaquni tek shihni statistikat tuaja të shkojnë përpjetë. Ndërtojeni, ndajeni me të tjerët dhe shiheni të fuqizohet.
- Statistika sajti dhe analizim i thelluar i tij, për t’ju ndihmuar të kuptoni publikun tuaj.
- Botoni automatikisht në media shoqërore postime blogu dhe produkte, thjesht duke përdorur mjetet tona për lidhje me Facebook-un, Twitter-in, dhe Linkedin-in.
- Ndani lehtësisht me të tjerët postime Instagram, në faqet dhe postimet tuaja në blog.
- Mblidhni pagesa ose dhurime, shitni një produkt, shërbim, ose anëtarësi, përmes integrimesh të thjeshtë me PayPal-in dhe Stripe-in.
- Shtoni trafikun tuaj me mjete SEO për Google, Bing, Twitter, Facebook, dhe WordPress.com. Harta XML e sajtit krijohet automatikisht.
- Reklamoni gjëra në sajtin tuaj, që të prodhoni të ardhura. Rrjeti e reklamave Jetpack kujdeset automatikisht që të gjejë për ju reklama cilësore, të cilat vendosen në sajtin tuaj.
- Administroni veçori Jetpack prej ngado qoftë, me aplikacionin zyrtar WordPress për celular, gati për Apple iOS (iPhone ose iPad) dhe Google Android.
- Po kërkoni për një CRM? Shihni shtojcën Jetpack CRM e cila funksionon tok me Jetpack-un për t’ju dhënë një rrugë të thjeshtë dhe praktike për të ndërtuar marrëdhënie me klientët dhe sales leads tuajt.
Mjete SKICIMI TË LEHTË
Përshtateni shpejt e shpejt sajtin tuaj, për ta bërë të jetë në dukje — s’ka nevojë për programim.
- Tema — Tema të thjeshta për t’ia filluar, ose zgjidhni një temë profesionale për ta nxjerrë sajtin tuaj në dukje.
- Postime të afërt — Mbajini vizitorët në sajtin tuaj, duke u shfaqur automatikisht lëndë të afërt e cila mund t’ju interesojë.
- Mjete Galerie dhe Diapozitivash — Galeri figurash, rrëshqitës rrotullame, dhe shfaqje si diapozitiva, për sajte dhe shitore WP.
- Pajtime — Bëjuani të lehtë vizitorëve të regjistrohen për të marrë njoftime mbi postimet dhe komentet tuaja më të reja.
- Formular kontakesh — Ndërtoni falas me lehtësi formularë të panumërt kontaktesh, pa ndonjë programim. Merrni njoftime me email për çdo përgjigje. Integrojini me zgjidhje email-i, bie fjala, Creative Mail, për të mbërritur shpejt te klientët dhe sales leads tuaj. Lidheni me Jetpack Anti spam (nga Akismet-i) që të filtroni parashtrime.
- Mbulim për oEmbed — trupëzoni me lehtësi figura, postime, dhe lidhje prej Facebook-u dhe Instagram-i.
INTEGRIME
Jetpack-u përditësohet çdo muaj, për të garantuar integrim të pacen me shtojcat kryesuese WordPress dhe produkte të tjera të llojit.
- Krijuar për WooCommerce: Jetpack-u dhe WooCommerce-i, që të dy, krijohen nga Automattic. Kopjeruajtja, Kontrolli, Anti-spam-i, integrohen përkryer për shitorer Woo / eTregtie
- Jetpack-u është plotësisht i përputhshëm me v2.0 e shtojcës zyrtare AMP për WordPress.
- Kuptoni më mirë klientët dhe marketingun tuaj, përmes integrimi të Analizave Google (GA)
- Platforma mediash shoqërire: Instagram, Facebook, Twitter, LinkedIn
- Blloqe të thjeshtë për të përshtatur sajtin tuaj: Pinterest, Whatsapp, lojtës Podkastesh, GIF-e, harta, galeri në trajtë mozaiku, shfaqje si diapozitiva
- Përpunues pagesash: grumbulloni me lehtësi pagesa ose dhurime dhe shitni produkte përmes Stripe-i dhe PayPal-i
- Shtojca shpejtësie dhe funksionimi sajti: Funksionon shkëlqyeshëm me WP Super Cache dhe Cloudflare.
- Formular Kontaktesh: Anti-spam (nga Akismet) bllokon komente spam për formularë Jetpack, Contact Form 7, Formularë Ninja, Formularë Gravity, Formularë Formidable, etj.
- Integrime të tjera teknologjike: Instagram, Creative Mail, Mailchimp, Calendly, Whatsapp, Pinterest, Revue, etj.
ASISTENCË EKSPERTËSH
Kemi një ekip global Inxhinierësh të Lumturisë gati për t’ju dhënë asistencë të pabesueshme. Bëni pyetjet tuaja te forumi i asistencës, ose lidhuni drejtpërdrejt me ne.
NISJANI
Instalimi është falas, i shpejtë dhe i lehtë. Ujdiseni Jetpack-un brenda pak minutash. Përfitoni prej veçorish më të fuqishme, të tilla si, siguri sajti dhe mjete skicimi dhe fuqizimi nga kalimi në një plan me pagesë.
Foto ekrani
Instalim
Instalim i Vetvetishëm
Instalimi është falas, i shpejtë dhe i lehtë. Ujdiseni Jetpack-un brenda pak minutash.
Alternativa Dorazi
Përndryshe, instalojeni Jetpack-un përmes drejtorisë së shtojcave, ose ngarkojini kartelat dorazi te shërbyesi juaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Nëse ju duhet ndihmë shtesë lexoni udhëzimet tona të hollësishme.
FAQ
-
Falas është Jetpack-u?
-
Po! Veçoritë bazë të Jetpack-ut janë dhe do të jenë përherë falas.
Kjo përfshin: statistika sajti, një CDN shpejtësie të lartë për figura, postime të afërta, mbikëqyrje mosfunksionimi, mbrojtje nga sulme hyrjeje me zor, ndarje e automatizuar me të tjerë në rrjete shoqërorë, përshtatje anështyllash, dhe plot të tjera.
-
Mos do duhej të blija një plan me pagesë?
-
Varet nga sajti juaj dhe se ç’lloj mbrojtjeje, funksionimi dhe ane grafike ju duhet. Nëse nxirrni para nga sajti juaj, përgjigja, shpesh, është “po”. Për kontekst, shërbimet me pagesë Jetpack përfshijnë kopjeruajtje të atypëratyshme, kontrolle sigurie, tema me pagesë, filtrim mesazhesh të padëshiruar, strehim videosh, monetarizim sajti, mjete SEO (optimizim për motorë kërkimesh), kërkim, asistencë me përparësi, etj.
Për të mësuar më tepër rreth sigurisë thelbësore dhe shërbimeve WordPress që japim, dhe për të parë se si mund ta përmirësojmë sajtin tuaj, vizitoni faqen tonë të planeve.
-
Pse më duhet një llogari WordPress.com?
-
Ngaqë Jetpack-u dhe shërbimet e tij jepen dhe administrohen nga WordPress.com, që të funksionojë, Jetpack-u lyp një llogari WordPress.com.
-
Kam tashmë një llogari WordPress, por Jetpack-u s’funksionon. Si është puna?
-
Një llogari WordPress.com është tjetër gjë nga llogaria që përdorni për të hyrë te sajti WordPress që strehoni vetë. Nëse mundeni të hyni në WordPress.com, atëherë keni tashmë një llogari WordPress.com. Nëse s’mundeni, mund të krijoni lehtë një të tillë gjatë instalimit.
-
Si t’i shoh statistikat e mia?
-
Pasi të keni instaluar Jetpack-un, statistika tuaja do të gjenden te pulti i Jetpack-ut tuaj dhe përmes aplikacionit zyrtar WordPress për celular.
-
Si të kontribuoj te Jetpack-u?
-
Ka mundësi pjesëmarrjeje për zhvilluesit e të gjitha niveleve. Mësoni më tepër rreth dhënies së ndihmesës në Jetpack ose shihni mundësinë e pjesëmarrjes në programin tonë beta.
-
A përfshihet Jetpack CRM te shtojca Jetpack?
-
Jo, që të përdorni Jetpack CRM ju lutemi, shkarkoni shtojcën më vete Jetpack CRM.
-
Ç’tjetër përmban Jetpack-u?
-
Jetpack-u është grupi përfundimtar i mjeteve për WP-në, për të dy, përpunuesin klasik dhe përpunuesin me blloqe, duke ju dhënë gjithçka që ju duhet për një sajt profesional. Përfshin veçoritë vijuese:
- Regjistër veprimtarie — Mbikëqyrni krejt ndryshimet e sajtit, për ndreqje, diagnostikim, apo mirëmbajtje
- Reklama — Fitoni të ardhura duke shfaqur në sajtin tuaj reklama cilësore.
- Matematikë e Hijshme — Përdorni gjuhën LaTeX për shkrim ekuacionesh apo formular të ndërlikuara matematikore, etj.
- Rrëshqitës rrotullame — Shfaqni një koleksion të hijshëm fotosh, sa krejt ekrani, me komente dhe tejtëdhëna EXIF.
- CDN — I ndihmon faqet tuaja të ngarkohen më shpejt, duke e lejuar Jetpack-un t’i optimizojë figurat tuaja dhe t’i shërbejë ato dhe kartelat statike (bie fjala, CSS dhe JavaScript) që prej rrjetit mbarëbotëror të shërbyesve.
- Komente — Zëvendësoni formularin tuaj parazgjedhje të komenteve me një sistem të përmirësuar, i cili integron mundësi hyrjeje me llogari rrjetesh shoqërore.
- Pëlqime Komentesh — U lejon lexuesve të pëlqejnë komentet e të tjerëve, për të shfaqur pajtim, miratim ose vlerësim.
- Formular Kontaktesh — Ofrojuni lexuesve tuaj aftësinë të lidhen me ju, pa dhënë për botën adresën tuaj personale email.
- CSS Vetjake— Përshtatni pamjen e temës tuaj pa krijuar një temë pjellë ose pa u shqetësuar rreth përditësimesh që mbishkruajnë përshtatjet tuaja.
- Lloje Vetjake Lënde — Shton te sajti juaj Lloje Vetjake Lënde (LlVL-ra).
- Mbikëqyrje Mosfunksionimi — Ju sinjalizon përmes email-i, nëse sajti juaj del jashtë funksionimi, për të siguruar vazhdimin e punës.
- Shpërndarje e Thelluar — Rritni shtrirjen tuaj duke lejuar që lënda juaj të përfshihet te projektori WordPress.com i lëndës së blogjeve publikë.
- Widget-e Ekstra Anështylle — Widget-e Ekstra që mund t’i shtoni te blogu juaj, përfshi lidhje RSS, Rrjedha Kohore Twitter, dhe kutiza Facebook Pëlqimesh.
- Gravatar Hovercards — Bëjeni profilin tuaj Gravatar të dukshëm për ata që shohin blogun tuaj.
- Analiza Google (GA) — Ndiqni statistikat e sajtit tuaj WordPress, falë Analizave Google.
- Rrëshqitje Pa Fund — Tërheq në pamje automatikisht postimet pasuese, kur lexuesi i afrohet fundit të faqes.
- API JSON — Autorizon aplikacionet dhe shërbimet të lidhen në mënyrë të sigurt me blogun tuaj, dhe u lejon atyre të përdorin lëndën tuaj ose të ofrojnë anë të reja.
- Ngarkim Dembel Figurash — I bën faqet të ngarkohen më shpejt, duke kryer të ashtuquajturin “ngarkim dembel” të figurave që janë në ekran, dhe ngarkim të figurave të tjera dora-dorës që përdoruesi rrëshqet drejt tyre
- Pëlqime — U lejon lexuesve të shfaqin me një klikim të vetëm vlerësimin e tyre për postimet tuaja.
- Markdown — Lejon të hartohen postime dhe komente me lidhje, lista dhe stile të tjerë, duke përdorur shkronjat e zakonshme dhe shenja pikësimi. Markdown përdoret nga shkrues dhe blogues që duan një rrugë të shpejtë dhe të lehtë për shkrim teksti të pasur pa u dashur të heqin duart nga tastiera e tyre.
- Njoftime — Merrni te shtylla juaj e përgjegjësit dhe te pajisja juaj celulare njoftime për komente dhe Pëlqime të reja.
- Mbulim për oEmbed — trupëzoni me lehtësi figura, postime, dhe lidhje prej Facebook-u dhe Instagram-i.
- Administrim Shtojcash — Lejon mirëmbajtje të kollajtë të sajtit, duke zgjedhur cilat shtojca të përditësohen automatikisht.
- Postoni përmes Email-i — Botoni postime duke përdor çfarëdo klienti email.
- Mbrojtje — Mbroni sajtin tuaj nga sulme të shpërndarë tradicionalë ndaj hyrjes dhe ata për hyrje me zor.
- Publicize — Ndani postime të reja automatikisht me të tjerët në rrjete mediash shoqërore, ose planifikojini për të ardhmen, me mesazhe vetjakë.
- Postime të Afërt — Shfaqni postime të të njëjtit kontekst, të cilat mund t’u interesojnë vizitorëve tuaj për t’i lexuar, pasi të kenë mbaruar me postimin aktual.
- Mirëfilltësim i Sigurt — Hyrje e sigurt në llogari, e bazuar në WordPress.com, e përdorur nga miliona sajte me 2FA (mirëfilltësim dyfaktorësh) opsionalë, për mbrojtje ekstra.
- Kontrolle Sigurie — Anti-virus, zbulim malware-i dhe kërcënimesh për sajtin tuaj WordPress, me zgjidhje të automatizuar.
- Kërkim — Një zëvendësim i fuqishëm për kërkimin e brendshëm të WordPress-it, bazuar në Elasticsearch, në renë e WordPress.com-it
- Mjete SEO — Optimizojeni sajtin tuaj për motorë kërkimesh duke përfituar nga mjetet tona për SEO.
- Ndarje me të tjerë — Shton butona ndarjesh me të tjerë te postimet e blogut tuaj, që kështu lexuesit të mund të ndajnë lehtësisht me të tjerët lëndën tuaj.
- Trupëzime me kode të shkurtër — Trupëzoni video prej YouTube-i, mesazhe nga Twitter, dhe media të tjera nëpër internet.
- Kopjeruajte Sajti — Kopjeruani automatikisht krejt sajtin tuaj. Përsëdytni, klononi, migroni dhe riktheni me lehtësi.
- Statistika Sajti — Shihni vizita sajti sipas datash, si dhe Faqet dhe Postimet më popullore.
- Verifikim Sajti — Verifikoni sajtin tuaj për përdorim me Google, Bing dhe Pinterest, si dhe mjetet e tyre.
- Hartë sajti — Prodhoni një listë të faqeve që duhen indeksuar nga motorë kërkimesh, bie fjala, Google ose Bing.
- Filtrim Spam-i — Filtroni automatikisht spam në komente, recensione produktesh, apo parashtrime formulari kontaktesh.
- Pajtime — Lejojuni vizitorëve të marrin njoftime rreth postimeve dhe komenteve tuaja më të reja.
- Galeri Mozaik — Shfaqini galeritë tuaja të figurave në tre stile të ndryshëm: një mozaik drejtkëndësh, një mozaik katror, dhe një rrjetë rrethore.
- Strehim Videosh — Ngarkoni video për strehim të shpejtë, të qëndrueshëm, në WordPress.com.
- Lidhje të shkurtra WP.me — Prodhoni lidhje të shkurtra dhe të thjeshta për te lënda juaj, duke përdorur përkatësinë wp.me.
- Dukshmëri Widget-esh — Formësoni widget-e që të shfaqen vetëm në faqe të caktuara.
- Panel WordPress.com — Veçoria Panel WordPress.com zëvendëson shtyllën parazgjedhje të përgjegjësit dhe ofron lidhje të shpejta te Lexuesi, te krej sajtet tuaj, te profili juaj WordPress.com, dhe te njoftimet.
-
Ç’blloqe përfshin Jetpack-u?
-
Blloqet janë seksione individuale që përbëjnë një faqe. Ka plot lloje blloqesh që mund të përdorni. Çdo bllok mund të përpunohet pse lëvizet në mënyrë të pavarur nga blloqet e tjerë. Sa vijon, është një listë e krejt blloqeve aktualisht të gatshëm në Jetpack.
- Bllok Reklamash – Blloku i Reklamave ju lejon të futni kudo brenda lëndës së cilitdo postimi ose faqeje një njësi Reklame Jetpack.
- Bllok Orar – Blloku Orar ju lejon të shfaqni në sajtin tuaj orarin e biznesit tuaj.
- Bllok Calendly – Blloku Calendly i Jetpack-ut u lejon vizitorëve tuaj të planifikojnë takime tek-për-tek, veprimtari në grup, dhe mbledhje ekipi, drejt e nga sajti juaj.
- Bllok Të Dhëna Kontakti – Blloku Të Dhëna Kontakti ju lejon të shtoni në çfarëdo postimi apo faqeje të dhënat tuaja të kontaktit (adresë email, adresë fizike, numër telefoni).
- Bllok Dhurime – Blloku i dhurimeve ju lejon të shtoni një buton pagesash në çfarëdo postimi ose faqeje, për një dhurim, bakshishe dhe kontribute të tjerë, duke përdorur Stripe-in si kanal pagesash.
- Bllok Eventbrite – Me bllokun Eventbrite mund të trupëzoni në postime dhe faqe veprimtari.
- Bllok Formular – Blloku Formular ju lejon të shtoni një formular te postimi ose faqja juaj.
- Bllok GIF – Blloku për GIF-e ju lejon të kërkoni te Giphy dhe trupëzoni me lehtësi një figurë të animuar GIF, drejt e te një postim ose faqe në sajtin tuaj WordPress.
- Bllok Kalendar Google – Blloku për Kalendar Google ju lejon të trupëzoni lehtësisht një Kalendar Google në postimin ose faqen tuaj
- Bllok Krahasim Figurash – Blloku i Krahasimit të Figurave ju lejon të shfaqni dhe krahasoni dallimet mes dy figurave krah për krah (ose poshtë dhe sipër) falë një rrëshqitësi.
- Bllok Postimet Më të Reja Instagram – Blloku Postimet Më të Reja ju lejon të shfaqni në sajtin tuaj figurat tuaja më të reja nga Instagram-i. Blloku përditësohet automatikisht, kur postoni figura të reja në Instagram.
- Bllok Mailchimp – Blloku Mailchimp u lejon vizitorëve të bëhen pjesë e listës tuaj Mailchimp të postimeve.
- Bllok Hartash – Blloku i hartave ju lejon të shtoni një hartë në çfarëdo postimi ose faqeje në sajtin tuaj.
- Bllok Markdown – Me bllokun Markdown mund të krijoni lëndë të formatuar duke përdorur vetëm shkronja të zakonshme dhe disa shenja pikësimi.
- Bllok OpenTable – Me bllokun OpenTable, mund të shtoni në postime ose faqe një formular rezervimesh.
- Bllok Paguani me PayPal – Paguani me PayPal ju lejon të shtoni një buton pagesash në çfarëdo postimi ose faqeje, dhe të filloni menjëherë të merrni pagesa PayPal për produkte materiale, të mira dixhitale, ose një dhurim.
- Bllok Pagesash – Blloku i Pagesave ju lejon të shtoni një buton pagesash duke përdorur Stripe-in si kanal pagesash. Funksionon për pagesa njëshe dhe përsëritëse.
- Bllok Pinterest – Blloku për Pinterest është rruga më e lehtë për të trupëzuar lëndë Pinterest në sajtin tuaj: ju lejon të trupëzoni borde, profile, dhe figura.
- Bllok Lojtës Podkastesh – Blloku Lojtës Podkastesh i Jetpack-ut ju lejon t’u shfaqni lehtësisht vizitorëve tuaj një listë të episodeve të freskët dhe t’i luajnë ata në sajtin tuaj.
- Bllok Postimesh të Afërt – Veçoria Postime të Afërt skanon krejt lëndën e postimeve tuaja, e analizon dhe e përdor këtë për t’u shfaqur vizitorëve tuaj postime të të njëjtin kontekst, të cilat mund t’u interesojnë për t’i lexuar, pasi të kenë mbaruar me postimin aktual.
- Bllok Vizitor Përsëritës – Blloku Vizitor Përsëritës i bën të mundur autorit të kontrollojë dukshmërinë e bllokut(qeve) të vet brenda njëri-tjetrit, në varësi se sa herë e ka vizituar më parë faqen një vizitor.
- Bllok Revue – Blloku Revue krijon një formular të thjeshtë regjistrimi që përdoruesit të zgjedhin marrjen e buletinit tuaj.
- Bllok Diapozitivash – Blloku i Diapozitivave ju lejon të futni një paraqitje figurash një postim ose faqe.
- Bllok Vlerësimi Me Yje – Blloku i Vlerësimit i lejon çdo autori sajti të shtojë në sajt shqyrtime.
- Bllok Formulari Pajtimesh – Blloku i Formularëve të Pajtimeve ju lejon të futni një formular pajtimesh brenda fushës së lëndës në çfarëdo postimi ose faqeje, duke u dhënë kështu lexuesve tuaj mundësinë të njoftohen kur botoni postime të reja.
- Bllok Galerie Mozaik – Me Galeritë mozaik mund të shfaqni galeri figurash në katër stile: mozaik, rrjetë rrethore, kuadrate dhe shtylla.
- Bllok Videosh – Blloku i Videove thellon bllokun ekzistues WordPress të Videove dhe ju lejon të ngarkoni video nga kompjuteri juaj për ta strehuar në WordPress.com, në vend se në shërbyesit e strehës tuaj.
- Bllok Butoni WhatsApp – Blloku për Buton WhatsAPP do t’u lejojë klientëve tuaj të dërgojnë një mesazh për t’u interesuar rreth produktesh ose shërbimesh, ose të kërkojnë asistencë. Klikimi mbi butonin do të hapë WhatsApp-in dhe do të plotësojë paraprakisht numrin e telefonit dhe mesazhin fillestar.
Jetpack-u ka krijuar gjithashtu zgjerime për disa nga blloqet bazë të WordPress-it:
- Unrolling Tweet Threads – Ky zgjerim i bllokut për Twitter ju lejon të importoni te përpunuesi një rrjedhë të tërë Tweet, si blloqe të brendshëm.
- Paraparje Shoqërorësh – Ky zgjerim i Përpunuesit Me Blloqe ju lejon të bëni paraparje se si do të duket postimi / faqja juaj në motorë kërkimesh dhe media shoqërore.
-
A më duhet dëshmi SSL?
-
Që të xhironi Jetpack-un në sajtin tuaj WordPress, nuk ju duhet një Dëshmi SSL. Megjithatë, është e këshillueshme të integrohen të dy në strategjinë tuaj të përgjithshme të sigurisë. Një dëshmi SSL certificate (dëshmi Secure Sockets Layer) krijon një lidhje të sigurt mes sajtit tuaj dhe shfletuesve të vizitorëve tuaj. Fshehtëzon çfarëdo të dhënash tqë ndahen me të tjerët në sajtin tuaj — bie fjala, adresa, email-e, numra telefonash, dhe të dhëna kartash krediti — dhe i mbrojnë të dhënat prej hacker-ëve.
Nëse s’keni një dëshmi SSL, sajti juaj do të shfaqë te shfletuesit e përdoruesve një sinjalizim “jo i sigurt”, gjë që mund të ulë legjitimitetin tuaj në sytë e tyre. Dëshmitë SSL kanë gjithashtu një ndikim pozitiv në klasifikime nga motorë kërkimesh.
Procesi i ujdisjes së një dëshmie SSL do të varet nga furnizuesi i strehimit tuaj. Disa strehë përfshijnë dëshmi falas, ndërkohë që të tjerë aplikojnë një shumë vjetore.
-
Si ia çon Jetpack-u me WP Super Cache-in?
-
WP Super Cache funksionon duke ruajtur në fshehtinë faqet tuaja WordPress si faqe HTML statike, në mënyrë që kërkesat për faqe, për një faqe tashmë të pranishme në fshehtinë, s’kanë nevojë të trajtohen nga programthet PHP të WordPress-it. Zakonisht, shumica e vizitorëve të sajtit tuaj do të shohin versione fshehtine të faqeve WordPress, kështu që shërbyesi juaj do të ketë më tepër fuqi përpunimesh për të shërbyes një numër më të madh përdoruesish.
Jetpack-u përmban një CDN figurash që funksionon duke ruajtur në fshehtinë dhe i shërbyer figurat tuaja WordPress globalisht prej shërbyesve të vet. Këto shtojca mirëmbahen që të dyja nga Automattic dhe funksionojnë tok për t’ju dhënë shpejtësi përfundimtare sajti.
-
Ç’version PHP-je më duhet?
-
Sajtet duhet të jenë ndërtuar mbi PHP 5.6 ose më të madh, por Jetpack-i mbulon përherë versionin më të ri të PHP-së.
-
A mund ta ndihmojë Jetpack-u sajtin tim të jetë në pajtueshmëri me GDPR-në?
-
Banderola jonë “Cookie dhe Pranime” mund t’ju ndihmojë të jeni në pajtueshmëri me GDPR-në. Direktiva ePrivatësi e Bashkimit Europian (së cilës shpesh i referohen si “ligji i cookie-ve”) dhe Regullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) vendosin kërkesa mbi të zotët dhe operatorët e sajteve për dhënie informacionesh mbi, dhe marrje pranimi për përdorimin prej tyre të cookie-ve.
Shqyrtime
Kontribues & Zhvillues
“Jetpack – Siguri, Kopjeruajtje, Shpejtësi, & Fuqizim WP” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.
Kontribues- Automattic
- Adam
- Andrew Duthie
- Alex Kirk
- Allen Snook
- alternatekev
- Andy Skelton
- annezazu
- Andy Peatling
- Andrew Ozz
- Mohammad Jangda
- Barry
- Beau Lebens
- biskobe
- Ben Lobaugh (blobaugh)
- brbrr
- Michael Cain
- Cena
- Christopher Finke
- Chase Livingston
- Michelle Langston
- clickysteve
- csonnek
- Daniel Bachhuber
- Davor
- daniloercoli
- Piotr Delawski
- designsimply
- Daryl L. L. Houston (dllh)
- Dan
- Derek Smart
- dzver
- Eric Binnion
- Echo
- Elio Rivero
- Enej Bajgoric
- Eoin Gallagher
- Stef
- Erick Hitter
- fgiannar
- Gregory Cornelius
- George Stephanis
- Greg Ichneumon Brown
- goldsounds
- Hew
- Hugo Baeta
- hypertextranch
- Matt (Thomas) Miklic
- Ian Dunn
- Jeff Bowen
- jeffgolenski
- Jeremy Herve
- Jen H.
- Jenia
- jessefriedman
- Greg
- Joey Kudish
- Jennifer M. Dodd
- joanrho
- John James Jacoby
- Justin Shreve
- kbrownkd
- Filipe Varela
- Jorge Bernal
- Brandon Kraft
- Lance Willett
- leogermani
- Lisa Schuyler
- James Huff
- martinremy
- Matt Mullenweg
- Matias Ventura
- Matt Wiebe
- Jeff Golenski
- Miguel Fonseca
- Michael Adams (mdawaffe)
- Matthew Denton
- Michael Arestad
- Miguel Lezama
- Mikey Arce
- Marcus Kazmierczak
- Nancy
- Nick Momrik
- Konstantin Obenland
- Osk
- Gary Pendergast
- Jesse Friedman
- rachelsquirrel
- Rich Collier
- Ryan Cowles
- Richard Muscat
- Richard Archambault
- Rob Pugh
- Rocco Tripaldi
- Sam Hotchkiss
- Stefan Carstocea
- Scott
- Stephen Quirk
- sermitr
- Mikael Korpela
- Stephane Daury (stephdau)
- Tim Moore
- Marin Atanasov
- Alex Mills
- Peter Westwood
- Yoav Farhi
- Igor Zinovyev
“Jetpack – Siguri, Kopjeruajtje, Shpejtësi, & Fuqizim WP” është përkthyer në 41 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.
Përkthejeni “Jetpack – Siguri, Kopjeruajtje, Shpejtësi, & Fuqizim WP” në gjuhën tuaj.
Ju intereson zhvillimi?
Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.
Shënime ndryshimesh
9.0.2
- Datë hedhjeje në qarkullim: 9 Tetor, 2020
Thellime Punimi:
- Publicize: përmirësim i trajtimit të URL-ve, kur prodhohen rrjedha Twitter.
Ndreqje të metash
- Trupëzime Instagram: garantim që URL-të Instagram me parametra shtesë URL-sh të mund të trupëzohen edhe ata.
- Përftues Media: parandalim njoftimi PHP për disa URL.
- Publicize: avoid block editor errors when no Publicize connections are available.
- Synchronization flow: avoid potential fatal errors when updating the plugin from the Dashboard > Updates screen.
- Sharing: avoid PHP notices when a post object is invalid.
- API REST WordPress.com: shmangie gabimesh, kur ngarkohen figura prej një URL-je.
9.0.1
- Datë hedhjeje në qarkullim: 6 Tetor, 2020
Ndreqje të metash
- General: remove a database optimization task that could potentially cause database issues.
9.0
- Datë hedhjeje në qarkullim: 6 Tetor, 2020
- Postim mbi hedhjen në qarkullim: https://wp.me/p1moTy-rLy
Përmirësime Kryesore:
- Publicize: add the ability to publish the entire content of posts to Twitter as threads.
Thellime Punimi:
- Blloqe: përditësim ngjyre ikonash për krejt blloqet e furnizuar nga Jetpack-u.
- Custom CSS: add support for the
clip-path
property. - Custom CSS: add rebeccapurple color to the list of colors that can be processed by the SCSS and LESS preprocessors.
- Dashboard: clarify Backup & Scan settings and alerts.
- Pult: përmirësim i procesit të rilidhjes, për të zotë sajtesh që duan ta shkëputin dhe mandej ta rilidhin Jetpack-un me WordPress.com-in.
- Pult: mos shfaq mundësi për të blerë një plan, kur gjendet nën mënyrën Offline.
- Trupëzime: shtim i Loom.com si një mundësi e re trupëzimi.
- Trupëzime: përditësim i song.link oEmbed, për të mbuluar më tepër formate.
- Trupëzime: lejim trupëzimesh Instagram të vazhdojnë funksionimin përmes API-t REST WordPress.com.
- Analiza Google: kalim i variantit të dikurshëm nga lënda HTML te kryet.
- Instant Search: optimize images displayed in Search results thanks to Jetpack’s Image CDN.
- Instant Search: improve layout of search results on mobile devices.
- Instant Search: trigger the search overlay upon typing into the search input.
- Pay with PayPal Block: display more helpful content in subscription emails.
- OpenTable Block: display wide style widget as standard on mobile.
- Site Health: add new test for testing blog and current user’s token health.
- Site Health: refine information shared when using the “Copy site info to clipboard” button.
- Site Health: offer more information and help in failing tests.
- Slideshow Block: remove the default background color.
- Njëkohësim: përmirësim i qëndrueshmërisë së njëkohësimit gjatë ndryshimi temash.
Përmirësime përputhshmërie
- Autoloader: add support for non-optimized PSR-4 namespace loading.
- Vetëngarkues: shtim mbulimi për PSR-0.
- Autoloader: add handling for filtered
active_plugins
options that would otherwise have left classes out. - Contact Form: add more integration settings for a better compatibility with Jetpack CRM.
- Contact Form: ensure that forms are displayed correctly in legacy AMP Reader views.
- Dashboard: remove plugin autoupdate settings from the dashboard now that WordPress itself handles this feature.
- Embeds: ensure that Instagram and Facebook embeds are always available, to avoid breaking embeds on existing posts.
- Embeds: solve PHP 8 compatibility issues with Crowdsignal embeds.
- Bllok EventBrite: garantim përputhshmërie të plotë me shtojcën AMP.
- Bllok Google Calendar: garantim përputhshmërie të plotë me shtojcën AMP.
- Bllok Krahasoni Figura: përmirësim i shfaqjes në pamje AMP.
- Infinite Scroll: ensure Infinite Scroll works on AMP views as well for the Twenty Nineteen and Twenty Twenty themes.
- Infinite Scroll: add tools allowing theme authors to implement Infinite Scroll on AMP views in their own theme.
- Blloku Pinterest: garantim përputhshmërie të plotë me shtojcën AMP.
- Security Scanning: avoid validation issues when using the AMP plugin and when notified of a security threat on your site.
- Slideshow Block: ensure images are displayed properly when using the Swell theme.
- Synchronization: ensure review comments are properly synchronized with WordPress.com.
- Twitter Threads Block: add support for unrolling threads when Gutenberg 8.8+ is activated.
- WordPress.com REST API: improved PHP 8.0 support.
Ndreqje të metash
- Activity Log: avoid potential duplicate entries.
- Beautiful Math: resolve incorrectly rendered LaTeX images cached during a server migration.
- Connection Flow: resolve conflicts where “staging” connection errors were wrongly detected for some sites.
- Copy Post: ensure categories can be copied properly on sites using an old database schema.
- Donations / Payments: fix link to WordPress.com on sites where WordPress is installed in a subdirectory.
- Image CDN: ensure Wikimedia-hosted images are correctly handled by the CDN.
- Infinity Scroll: remove the loading spinner when loading an extra set of posts and receiving an empty response.
- Stats: do not track visits when site is in staging mode.
- Synchronization: ensure theme information is correctly synchronized with WordPress.com.
- WordPress.com Block Editor: ensure that “Code Editor” menu item is available on mobile devices.
- API REST WordPress.com: përmirësim i mesazheve që shfaqen kur ngarkimi i një kartele media përmes API-t dështon.